arrow

news

Nėnshkruhet Memorandumi i Mirėkuptimit ndėrmjet Universitetit “Epoka” dhe Kėshillit tė Investimeve

March 31st, 2017

Nėnshkruhet Memorandumi i Mirėkuptimit ndėrmjet Universitetit “Epoka” dhe Kėshillit tė Investimeve

Nėnshkruhet Memorandumi i Mirėkuptimit ndėrmjet Universitetit “Epoka” dhe Kėshillit tė Investimeve

Më 31 mars 2017, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit “Epoka” dhe Këshillit të Investimeve (KI).
KI është themeluar në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 294, datë 08.04.2015, si një organ këshillimor, ndërmjetësues dhe i specializuar, për të lehtësuar dialogun dhe ndërmjetësimin mes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, donatorëve dhe Qeverisë së Shqipërisë për zhvillimin e një klime jo-diskriminuese, transparente dhe miqësore ndaj biznesit.
KI kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe mbështetet nga një Sekretariat i Përhershëm.
Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, Universitetit “Epoka” dhe IC do të bashkëpunojnë për të shkëmbyer të dhëna statistikore, opinione dhe analiza ekonomike; për të organizuar konferenca, seanca debati dhe/ose kryer publikime të përbashkëta; për të ofruar mundësi të programeve të shkëmbimit dhe të praktikave mësimore për studentët, si dhe për të shkëmbyer asistencën teknike e profesionale dhe praktikat më të mira në fushat me interes të ndërsjellë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share