arrow

news

Nėnshkruhet Memorandumi i Bashkėpunimit me Universititetin e Kalifornisė nė Pensilvani (CALU)

June 18th, 2015

Nėnshkruhet Memorandumi i Bashkėpunimit me Universititetin e Kalifornisė nė Pensilvani (CALU)

Nėnshkruhet Memorandumi i Bashkėpunimit me Universititetin e Kalifornisė nė Pensilvani (CALU)

Më datë 12 qershor 2015, Universiteti Epoka dhe Universiteti i Kalifornisë në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi i cili ka si qëllim ndër të tjera, shkëmbimin akademik dhe të studentëve, aktivitete të përbashkëta kërkimore dhe organizimin e përbashkët të leksioneve ose programeve akademike afatshkurtra. 
Universitëti i Kalifornisë në Pensilvani është një institucion rajonal gjithëpërfshirës me një traditë 160 vjeçare, pjesë e Sistemit të Arsimit të Lartë të Shtetit të Pensilvanisë, i dedikuar ndaj përsosmërisë në artet liberale, shkencë dhe teknologji, si dhe studimet profesionale. Ky Universitet aktualisht ka 130 programe Bachelor dhe 35 programe të nivelit Master dhe Doktoratë, të ofruara në  tre kolegje. Universiteti ka rreth 8,600 studentë. Çdo vit, duke filluar nga viti 2004, “Princeton Review” e ka përfshirë këtë Universitet në listën e më të mirëve, duke e njohur atë si një ndër universitetet më të mira të rajonit të verilindjes të Shteteve të Bashkuara. 
Për informacione të mëtejshme, mund të klikoni në linkun http://www.calu.edu/index.htm
Të dy universitetet marrin përsipër të punojnë fort për të materializuar sa më parë marrëveshjen e lartpërmendur.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share