arrow

news

“Ndriēo Mendjen”-, faza e parė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

January 29th, 2015

“Ndriēo Mendjen”-, faza e parė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

“Ndriēo Mendjen”-, faza e parė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

Mbi 20 studentë të Universitetit Epoka u shkëputën nga angazhimet e tyre kryesore ditën e enjte, më 29 janar për t’i dhënë vetes mundësinë për të përmirësuar aftësitë në hartimin e projekteve, përmes një trajnimi mbi Ciklin e Menaxhimit të Projekteve të organizuar nga Klubi studentor i akademikëve.

Hapja e trajnimit u bë nga Rektori I Universitetit Epoka, Prof. Dr Remzi Altin dhe u përshëndet nga i ftuari nga Kolegji Europian i Kosovës, Prof. Dr. Ali Bajgora. Kështu, filloi faza e parë e trajnimit prej tre fazash.

Klubi studentor i akademikëve, me anë të kësaj iniciative solli në kampusin e Universitetit një platformë që synon të kombinojë teorinë dhe praktikën. Studentët u ndanë në gjashtë grupe, respektivisht:  2 grupe për Biznes Social dhe nga një grup respektivisht për  Industrinë e modës, teknologjinë e informacionit, infrastrukturën dhe turizmin. Pasi u shpjegua platforma nga anëtarët e klubit, profesorët u bashkuan me një nga grupet dhe ndanë përvojën e tyre personale në fushë. Pas shkëmbimit të ideve çdo grup doli me një ide që do të zhvillohet në faza të mëtejshme në formën e një plan biznesi. Çdo hap i planit të biznesit do të jetë në linjë me trajnimin dhe do të mbështetet nga profesorët e Universitetit Epoka.

Në fazën e mëtejshme, bashkëpunimi me Zyrën e Projekteve pritet t’i shndërrojë këto plane në realitet!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share