arrow

news

“Ndriēo Mendjen”- faza e dytė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

March 20th, 2015

“Ndriēo Mendjen”- faza e dytė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

“Ndriēo Mendjen”- faza e dytė e trajnimit mbi Ciklin e Menaxhimit tė Projekteve

“Ndriço Mendjen” është konceptuar si një aktivitet që do të ndihmojë studentët e Universitetit Epoka të përmiresojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e projekteve.

Ky program përmban tre-faza dhe filloi më 29 janar, kur studentët u mblodhën për të punuar mbi një ide të biznesit. Kjo ide u zhvillua gjatë fazës së dytë. Ditën e premte, me 20 Mars, grupet e formuara në fazën e parë të Ciklit të Menaxhimit të Projektit u ribashkuan per një trajnim që shënoi dhe nisjen e fazës së dytë të këtij projekti të zhvilluar në ambientet e Universitetit Epoka.

Faza e dytë filloi me trajnimin e titulluar 'studentët për studentët', ku anëtarët e bordit të Klubit Studentor te Akademikëve, përkatesisht: Irida Balliu, Emanuela Buci, Bora Kokalari dhe Mei Mahila, ofruan këshilla për çdo hap të ciklit të projektit të bazuar në udhëzimet ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Ciklit të Projekteve. Më pas u organizua një seksion me shkrim ku grupet e formuara gjatë fazës së parë  punuan për plane konkrete me ndihmën e këshilltarit/ profesorit te tyre.

Në fazën e trete dhe përfundimtare pritet qe grupet të paraqesin projektet e tyre në mënyrë të plotë. Konkluzionet e programit dhe çertifikatat e pjesëmarrjes do të jepen ditën e mërkurë, 1 prill.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share