arrow

news

Mundėsitė Erasmus+ pėr institucionet

October 29th, 2014

Institucionet shqiptare mund të aplikojnë në katër komponentët e Erasmus+ për Arsimin e Lartë:

  1. SHKËMBIMET AFATSHKURTRA PËR STAFET DHE STUDENTËT (CREDIT MOBILITYAFATI I FUNDIT PËR APLIKIM DATA 04 MARS 2015

Universitetet shqiptare duhet të lidhin marrëveshje ndërinstitucionale me universitete nga vendet e BE-së. Këto marrëveshje përfshijnë shkëmbime studentësh dhe stafesh.

Hapi i parë: Universiteti zgjedh partnerin me të cilin do të kryejë shkëmbimet;

Hapi i dytë: Negociohen shkëmbimet: numri i studentëve dhe i stafit, njohja e periudhës së studimit, etj.

Hapi i tretë: Universiteti evropian bën aplikimin pranë Agjencisë Kombëtare në emër të universitetit shqiptar.

Për më tepër:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/documents-applicants_en.htm

  1. MASTERAT E PËRBASHKËT (JOINT MASTER DEGREEAFATI I FUNDIT PËR APLIKIM DATA 04 MARS 2015

Aktualisht, thirrja është hapur vetëm për krijimin e konsorciumeve që ofrojnë Joint Master Degree. Konsorciumet që ofrojnë Joint Master Degree mund të koordinohen vetëm nga universitetet e BE-së. Universitetet e vendeve Partnere, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të aplikojnë si partnerë dhe do të pranohen vetëm nëse përfaqësojnë një vlerë të shtuar në konsorcium. Preferohen të aplikojnë si partnerë  universitete që ofrojnë kurrikula të nivelit Master në gjuhën angleze.

Për më tepër:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/documents-applicants_en.htm

 

  1. PROJEKTET “FORCIMI I KAPACITETEVE NË ARSIMIN E LARTË” OSE ISH-TEMPUS,  PËRFSHIRË KOMPONENTIN SPECIAL PËR MOBILITETE

AFATI I FUNDIT 10 SHKURT 2015

Projektet për ‘Forcimin e kapaciteteve” janë pasardhësit e projekteve Tempus. Ndryshe nga Tempus-i,  projektet për “Forcimin e kapaciteteve do të përmbajnë një komponent shkëmbimesh për Shqipërinë (për studentët 3-12 muaj, praktika 2-12 muaj, për stafin akademik dhe administrativ 5 ditë deri në 2 muaj). Gama e vendeve me të cilat IAL-të shqiptare mund të lidhin partneritete në kuadër të “Ngritjes së kapaciteteve” rritet nga 55 shtete në Tempus në 150 shtete në Erasmus+.

Për më tepër:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/key-action-2-capacity-building-in-field-higher-education-2015_en

  1. PROJEKTET JEAN MONNET. AFATI I FUNDIT 26 SHKURT 2015

Ky program mbështet thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, promovon  mësimdhënien dhe kërkimin  për historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Aplikimi në programin Jean Monnet është i hapur për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjitha disiplinat që kanë pikë-prerje me fushën e Integrimit Evropian. Ky aplikim ka një procedurë të thjeshtë dhe bëhet në bazë institucioni. Ai nuk kërkon detyrimisht krijimin e partneriteve me IAL –të tjera. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (bëhet fjalë për kurse afatshkurtra në fushën e Integrimit Evropian me një minimum prej 40 orësh mësimi për një vit akademik), për Poste Lektorësh Jean Monnet (Bëhet fjalë për poste lektorësh  të specializuar në  fushën e studimeve të  Integrimit Evropian me një minimum prej 90 orë mësimi për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovimi për problematikat e Integrimit Evropian, programe trajnimi, etj.) Afati i fundit për aplikim është

Një informacion më i plotë për aplikimet e reja ndodhet në faqen në vijim:

http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=uriserv:OJ.C_.2014.344.01.0015.01.ENG

Për më shumë vizitoni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/index_en.htm, ose kontaktoni Zyrën e Projekteve në projects@epoka.edu.al

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share