arrow

news

Mblidhen Kėshillet e Profesorėve tė Fakulteteve

March 20th, 2014

Mblidhen Kėshillet e Profesorėve tė Fakulteteve

Mblidhen Kėshillet e Profesorėve tė Fakulteteve

Më 14 mars 2014, Këshillet e Profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë si dhe të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit Epoka zhvilluan mbledhjet e radhës në Stamboll, Turqi. Universiteti Pamukkale dhe Universiteti i Stambollit përfaqësojnë dy institucione të huaja të arsimit të lartë të cilat mbështesin Universitetin Epoka në ofrimin e programeve të Doktoratës.

Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i Profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesat për regjistrim në programet e Doktoratës të ofruara nga Universitetit Epoka  si dhe vendosën në lidhje me pranimin e kandidatëve.

Mbështetur në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti Epoka është licencuar për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:

 Arkitekturë;
Inxhinieri Ndërtimi;
Inxhinieri Kompjuterike;
Ekonomiks në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë-Bankë”;
Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Administrim Biznesi.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share