arrow

news

Maturantja mė e mirė e Maturės Shtetėrore 2016 Fjona Parllaku zgjedh Universitetin Epoka

September 19th, 2016

Maturantja mė e mirė e Maturės Shtetėrore 2016 Fjona Parllaku zgjedh Universitetin Epoka

Maturantja mė e mirė e Maturės Shtetėrore 2016 Fjona Parllaku zgjedh Universitetin Epoka

Fjona Parllaku, rishtazi diplomuar nga Kolegji “Turgut Özal” Tiranë, e shpallur si maturantja më e mirë në Shqipëri për vitin 2016, ka fituar të drejtën për të studiuar në një nga dhjetë përzgjedhjet në formularin e saj A2 dhe ka vendosur të ndjekë studimet e saj në Universitetin Epoka. Ajo do të studiojë me bursë të plotë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital të universitetit tonë.
Gjatë arsimimit të saj, Fjona ka fituar shumë çmime në olimpiada dhe konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërmjet të cilave, Vendin e Parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës 2016, Medaljen e Artë në ASEF (Panairi i Shkencës dhe Inxhinierisë në Shqipëri) 2016, Medaljen e Bronzit në Olimpiadën e Katërt Shkencore Epoka, etj.
Kjo javë ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për Fjonën, pasi i është dashur të marrë një vendim shumë të vështirë në lidhje me profesionin e saj të ardhshëm.
Pyetjes se çfarë profesioni dëshiron të ketë ajo në të ardhmen i përgjigjet duke treguar se është shumë e apasionuar pas profesioneve inxhinierike dhe se dëshiron të bëhet një inxhiniere e suksesshme në të ardhmen.
Ne, si Universiteti Epoka, jemi shumë krenarë që na është besuar arsimimi i Fjonës në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital dhe i urojmë asaj shumë suksese në rrugëtimin e saj për t’u bërë një inxhiniere lider në elektronikë.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share