arrow

news

Marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin Ndėrkombėtar tė Logjistikės dhe Transportit nė Wroclaw.

March 8th, 2017

Marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin Ndėrkombėtar tė Logjistikės dhe Transportit nė Wroclaw.

Marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin Ndėrkombėtar tė Logjistikės dhe Transportit nė Wroclaw.

Universiteti Ndërkombëtar i Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw, Poloni, (MWSL) nëpërmjet një korrespondence drejtuar Rektorit të Universitetit “Epoka”, shpreh interesin për krijimin e një partneriteti me Universitetin “Epoka” në kuadër të programit Erasmus+. Universiteti Ndërkombëtar i Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw është një nga universitetet më të rëndësishëm të logjistikës në Europë dhe universiteti më i mirë i specializuar i logjistikës në Poloni bazuar në rankimin kombëtar akademik. Gjatë viteve akademike 2016-2017 dhe 2017-2018, Universiteti është kualifikuar për implementimin e një projekti në kuadër të programit Erasmus+, i cili përfshin Shqipërinë si një nga shtetet jo-anëtare të Bashkimit Europian.     
Në emër të MWSL, Dr. Marcin Paweska, Sekretar i Përgjithshëm, ofron bashkëpunimin  brenda fushës së projektit të Eramsus+, duke theksuar faktin që Universiteti “Epoka është një institucion lider në Shqipëri. 
Projekti i lartëpërmendur konsiston në shkëmbimin e studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ ndërmjet Universiteteve  përgjatë viteve 2017-2021. 
Deri më 31 korrik 2018, të dy institucionet do të kenë mundësi të dërgojnë 2 studentë, 1 lektor dhe një anëtar të stafit administrativ. Çdo pjesëmarrësi në Programin Erasmus+ do t’i akordohet një grant financiar për të mbështetur shpenzimet e jetesës përgjatë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në institucionin pritës si dhe mbështetje financiare për udhëtimin, të siguruara nga fondet e Bashkimit Europian. Çdo student i përzgjedhur për programin e shkëmbimit në fjalë, do të përfitojë një mbështetje financiare prej 3750 Euro për 5 muaj dhe 275 Euro për udhëtim, ndërsa për çdo lektor dhe anëtar të stafit administrativ akordohen 1120 Euro për mbështetjen e shpenzimeve ditore për 8 ditë dhe 275 Euro mbështetje për udhëtim. 
Universiteti “Epoka” ka treguar interes të përbashkët për programin në fjalë me Universitetin Ndërkombëtar të Logjistikës dhe Transportit në Wroclaw dhe ka marrë masat e nevojshme për të çuar më tej konkretizimin e këtij bashkëpunimi, për të pritur dhe për të dërguar studentë dhe anëtarë të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të programit Eramsmus+. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share