arrow

news

Marrėveshja e bashkėpunimit me Universitetin “Nicolaus Copernicus” nė Poloni

June 20th, 2015

Marrėveshja e bashkėpunimit me Universitetin “Nicolaus Copernicus” nė Poloni

Marrėveshja e bashkėpunimit me Universitetin “Nicolaus Copernicus” nė Poloni

Më 12 maj 2015, Universiteti “Epoka” nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Nicolaus Copernicus” në Poloni.
Universiteti “Nicolaus Copernicus” është një ndër universitetet më të mëdha në Poloni, i themeluar në vitin 1945, i cili njihet në arenën ndërkombëtare për përsosmërinë në fushën e arsimit dhe atë institucionale. Aktualisht Universiteti përbëhet nga 17 fakultete. Universiteti “Nicolaus Copernicus” ofron mësimdhënie për më tepër se 30,000 studentë, në më shumë se 80 fusha të ndryshme studimi, 100 specializime dhe 50 lëndë të nivelit master. Biblioteka e Universitetit ka një koleksion prej 3 milion vëllimesh. Marrëveshja në fjalë parashikon bashkëpunimin, ndër të tjera, në fushat e shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, bashkë-organizimin e leksioneve ose programeve akademike afatshkurtra.
Për informacione të mëtejshme, mbi Universiteti “Nicolaus Copernicus”klikoni në linkun që vijon:
https://www.umk.pl/en/
Të dy universitetet synojnë të punojnë intensivisht për matërializimin e marrëvjeshjes në fjalë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share