arrow

news

Lektorėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Seminarin mbi Dizajnin e Infrastrukturės dhe Peisazhit - ExpoTunnel

November 15th, 2013

Lektorėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Seminarin mbi Dizajnin e Infrastrukturės dhe Peisazhit - ExpoTunnel

Lektorėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Seminarin mbi Dizajnin e Infrastrukturės dhe Peisazhit - ExpoTunnel

Valbona Koçi, lektore në Universitetin Epoka, Departamenti i Arkitekturës, dhe Fitim Miftari- Asistent Kërkimor në Universitetin Epoka, Departamenti i Arkitekturës morën pjesë në "Seminarin mbi Dizajnin e Infrastrukturës dhe Peisazhit: Një dialog në mes peizazhit dhe të projektimit të infrastrukturës", organizuar nga Alberto Bortolotti dhe Luigi Bartolomé, IDA - Departamenti i Arkitekturës, në bashkëpunim me DICAM - Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë së Mjedisit dhe Materialeve - Seksioni Rrugor në Bolonja.

Seminari mbi Dizajnin e Infrastrukturës dhe Peisazhit kishte si synim të promovojë një dialog ndërmjet studiuesve, lektorëve, profesionistëve dhe studentëve të doktoraturës, të nxisë diskutimet mbi peizazhin dhe projektimin e infrastrukturës duke permendur praktikat më të mira, metodat dhe strategjitë inovative të projektimit për një integrim më të mirë në mes të infrastrukturës dhe peisazhit. Ky event ishte pjesë e ExpoTunnel, një vitrinë dedikuar kërkimeve dhe ndërtimeve të nëndheshme, shpimit, minierave. Aktiviteti në fjalë u zhvillua më 17-18 Tetor, 2013 në Bolonja Fairground. Seminari në fjalë ishte një pikë takimi mes kërkesave globale për aplikimin e teknologjisë së avancuar në terren dhe mundësive për t’u njohur me metodat më bashkëkohore dhe ballafaqimin e tyre me tregun botëror. Një informacion më të detajuar mbi aktivitetin në fjalë mund të gjeni në www.expotunnel.it.

Pjesëmarrja në këtë seminar ishte rezultat i një procesi të gjatë shqyrtimi nga nje komitet shkencor, qe coi ne miratimin e studimit të kryer nga autorët. Projekti "DAM-LAKEFRONT PLAZA: Rijetësimi i Digës së Ujembledhësit  Bujqësor në Kashar, Tiranë/Shqipëri", është përzgjedhur si një ndër tre propozimet më të mira pjesmarrëse në këtë seminar.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share