arrow

news

Leksion i Hapur: Roli i Bankės sė Shqipėrisė nė Ekonomi

March 31st, 2017

Leksion i Hapur: Roli i Bankės sė Shqipėrisė nė Ekonomi

Leksion i Hapur: Roli i Bankės sė Shqipėrisė nė Ekonomi

Në 30 mars 2017, Klubi i Financës së Universitetit Epoka organizoi aktivitetin e dytë në ambientet e Universitetit Epoka; një leksion të hapur me temë: “Roli i Bankës së Shqipërisë në Ekonomi; Transmetimi i politikës monetare në bankat tregtare”. Znj. Rajna Hoxholli, zëvendësdrejtore e Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë dhe Z. Erjon Tace, Drejtor i Departamentit të Thesarit në Bankën Societe Generale ishin të ftuarit e këtij leksionit të hapur. Pjesa e parë e aktivitetit ishte një prezantim i shkurtër i funksioneve kryesore të Bankës së Shqipërisë, rolin që ajo ka në ekonominë shqiptare dhe politikat që ajo zbaton, prezantuar nga Znj. Hoxholli. Pjesa tjetër e aktivitetit, prezantuar nga Z. Tace, ishte një demonstrim i qartë se si zbatohet politika monetare në bankat tregtare duke dhënë shembuj të ndryshëm, gjë e cila i bëri studentët të kuptonin më qartë kuptimin e vërtetë të temës së diskutuar në këtë aktivitet.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share