arrow

news

Lectio Magistralis mbi "Globalizimin dhe Identitetin Kombėtar" nga Prof. Michele Marsonet

April 27th, 2016

Lectio Magistralis mbi

Lectio Magistralis mbi "Globalizimin dhe Identitetin Kombėtar" nga Prof. Michele Marsonet

Më 25 prill 2016, me rastin e vizitës së tij në Universitetin Epoka, Prof. Michele Marsonet, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Dekani i Shkollës së Shkencave Humane në Universitetin e Gjenovës, Itali, mbajti një leksion mbi ""Globalizimin dhe Identitetin Kombëtar"". Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe studentë të Universitetit Epoka.
Gjatë fjalës së tij, Prof. Marsonet shpjegoi tiparet kryesore të globalizimit duke deklaruar se ky proces është i pashmangshëm. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se shtetet janë duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar duke promovuar kulturën dhe zakonet e tyre.
 
Ligjërata e mbajtur nga Prof. Masonet u pasua nga një seancë interaktive me stafin dhe studentët e Universitetit Epoka.
Në vijim, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Güngör Turan dhe Prof. Marsonet zhvilluan një takim ku u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dypalësh me një fokus të veçantë në inkurajimin e shkëmbimit të stafit dhe të studentëve si dhe përfshirja e të dyja institucioneve në projekte kërkimore me interes të përbashkët.
Aktualisht, Universiteti Epoka është pjesë e një projekt tre-vjeçar të financuar nga Erasmus + mbi "Mbështetjen strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri", ku gjithashtu, Universiteti i Gjenovës është një nga institucionet partnerë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share