arrow

news

Lajmėrim pėr aplikimet pėr semestrin e verės 2014-2015

June 16th, 2015

Lajmėrim pėr aplikimet pėr semestrin e  verės 2014-2015

Lajmėrim pėr aplikimet pėr semestrin e verės 2014-2015

Ju njoftojmë se afati i fundit i aplikimeve për para-regjistrim në semestrin e verës për vitin akademik 2014-2015 për lëndët e programeve bachelor është 20 qershor 2015.

Data të rëndësishme para fillimit të semestrit të verës:

8 – 20 qershor 2015   : Para-regjistrimi për Semestrin e Verës (https://sais.epoka.edu.al).
24 qershor 2015  : Shpallja e lëndëve që mundësisht do të hapen në Semestrin e Verës.
29 qershor –8 korrik 2015 : Pagesa e Semestrit të Verës.
9 korrik 2015  : Shpallja e lëndëve që do të hapen në Semestrin e Verës.
9 – 18 korrik 2015  : Periudha e regjistrimit të lëndëve për Semestrin e Verës (https://sais.epoka.edu.al).
13 korrik 2015 : Fillimi i Semestrit të Verës.

Vini re se nevojitet të regjistrohen të paktën 5 studentë në mënyrë që lënda të hapet. Kjo kuotë nuk aplikohet vetëm për lëndën “Praktika Verore”.

Tarifa për Semestrin e Verës për vitin akademik 2014 – 2015 do të jetë:

- 30 Euro për ECTS për Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative;

 - 40 Euro për ECTS për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë.

Pagesat e kryera për lëndët të cilat nuk do të mund të ofrohen në Semestrin e Verës do të kthehen.

Për sqarime të mëtejshme në lidhje me Semestrin e Verës, studentët mund të kontaktojnë departamentin përkatës.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share