arrow

news

Kriteret e aplikimit pėr transferimin e studentėve tė Institucioneve private tė Arsimit tė Lartė tė cilave iu ėshtė hequr licenca

August 22nd, 2014

Kriteret e aplikimit pėr transferimin e studentėve tė Institucioneve private tė Arsimit tė Lartė tė cilave iu ėshtė hequr licenca

Kriteret e aplikimit pėr transferimin e studentėve tė Institucioneve private tė Arsimit tė Lartė tė cilave iu ėshtė hequr licenca

Universiteti Epoka pranon transferimin e studimeve nga Institucionet private të Arsimit të Lartë  të cilave iu është hequr licenca në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 06.08.2014 "Për heqjen e licencës së disa institucioneve private të arsimit të lartë".

Kriteret për aplikim për transferim janë si më poshtë:

  1. Mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme prej të paktën 7 nga 10 ose e barasvlefshme me të;
  2. Mesatare e përgjithshme e studimeve universitare prej të paktën 60 nga 100 ose e barasvlefshme me të;
  3. Nivel i njohurisë së gjuhës angleze prej të paktën B1 sipas CEFR marrë nga APTIS Test, i cili zhvillohet në mjediset e Universitetit Epoka apo një nga këto provime: IELTS, TOEFL, TOEIC, Cambridge ESOL, Michigan Test, PTE General.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e aplikimit i nënshtrohen një interviste që do të kryhet nga Komiteti Shkencor i Departamentit përkatës.

Komisioni i Vlerësimit, Njohjes dhe Ekuivalentimit, i ngritur në nivel Fakulteti, do të kryejë renditjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve të pranuar.

Për kandidatët me një mesatare të përgjithshme të lartë do të jepen bursa në përputhje me rregulloret dhe procedurat e Universitetit Epoka.

Periudha e aplikimit: 1-20 shtator 2014 
Shpallja e kandidatëve të pranuar: 6 tetor 2014 
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar: 7 tetor 2014 - 10 tetor 2014, deri në orën 12:00

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share