arrow

news

Konkursi “Zbulo tė Nesėrmen, Ndiko Sot”, pėrfaqėsues FEAS kalojėn nė fazėn e gjysmė-finale

March 22nd, 2013

Një grup i përbërë nga tre studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, konkretisht znj. Elena Pici, Jona Hoxhaj dhe Haris Krasniqi, të drejtuara nga znj. Eglantina Hysa morën pjesë në konkursin "Zbulo të Nesërmen, Ndiko Sot”; Sfida e të ardhmes, një organizimi ndërkombëtar ku marrin pjesë studentë nga 213 vende të botës dhe që synon të zgjidhi qindra probleme reale në mbarë botën, kanë arritur të kalojnë me sukses në fazën gjysmë-finale.

Grupi i studëntëve të Universitetit Epoka në këtë konkurs u përfaqësuan me temën: Bëjeni të funksionojë! Fokusi i të cili ishte ofrimi i një zgjidhjeje se si të rinjtë mund të luftojnë papunësinë në rradhët e tyre, duke patur parasysh faktin se në 10 vitet e ardhshme pritet që rreth 1 miliardë të rinj të mbeten pa punë. Zgjidhja e ofruar nga studentët e Universitetit Epoka titullohej “Punësimi Aktiv” dhe konsisonte në zgjidhjen e tre çështjeve kryesore: Shpikësit e punës (trajnimi i të rinjve për t'u bërë sipërmarrës), Konsulenca e Karrierës (organizimi i ditëve të konsulencës së karrierës) dhe Arsimi Profesional (promovimi i avantazheve të arsimit profesional dhe ndarjes së punës si dhe specializimi).

Zgjidhja e ofruar nga studentët e Universitetit Epoka ishte e shoqëruar me një afat kohor veprimi dhe treguesit kyç të performancës për qëllimet afat-shkurtra dhe afatgjata dhe këto zgjidhje ishin të bazuara në rezultatet e pyetësorit të bërë me rreth 1 mijë të rinj gjatë muajit janar të vitit 2013.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share