arrow

news

Konkursi i Parė i Shkencave Sociale, Universiteti Epoka shpėrmblen me bursa studimi 3 fituesit

April 22nd, 2013

Konkursi i Parė i Shkencave Sociale, Universiteti Epoka shpėrmblen me bursa studimi 3 fituesit

Konkursi i Parė i Shkencave Sociale, Universiteti Epoka shpėrmblen me bursa studimi 3 fituesit

Universiteti Epoka organizoi për herë të parë të shtunën, më 20 Prill 2013, Konkursin e Parë Ndërkombëtar të Shkencave Sociale. Ideja e Konkursit Ndërkombëtar të Shkencave Sociale, është një ide e propozuar nga vetë studentët e Departamentit të Shkencave Politike, të cilët në të njëjtën kohë janë dhe antërë të klubit studentor për Zgjidhjen e Konflikteve dhe ky i pari në llojin e tij në universitetet Shqiptare.

Konkursi u organizua në formatin e një provimi me 80 pyetje ku u testuan njohuritë e përgjithshme të në fushat e historisë së Shqipërisë, gjeografisë, letërsisë, politikës, ekonomisë, kulturës dhe sportit. Konkursi i Parë  Ndërkombëtar i Shkencave Sociale përbën dhe një ide novative në shoqërinë shqiptare, duke vlerësuar për herë të parë maturantët e shkollave të mesme për njohuritë e tyre për vendin dhe përmes kësaj të promovojnë vizionin që një qytetar i mirë është një qytetar i mirëinformuar dhe vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme në botë.

Në fund të konkursit, komisioni i vlerësimit bëri publike rezultatet e provimit, nga të cilat tre studentët fituan të drejtën e mbështetjes më bursë nga Universitetit Epoka për përiudhën e të studimeve të tyre universitare në një nga departamentet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative.

Për fituesit e tre vendeve të para, Universiteti Epoka vlerësoi me çertafikata ndërkohë që të gjithë pjesmarrësve iu dorëzua Certifikata e Pjesëmarrjes.

Fituesit e konkursit dhe çmime përkatëse janë të listuara si më poshtë:

  1. Emanuel Vasku - 75% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të Universitetit Epoka
  2. Nela Brahimi - 50% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të Universitetit Epoka Bursa
  3. Erando Beça - 25% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të Universitetit Epoka Bursa

Universiteti Epoka u uron suksese fituesve të këtij konkursi si dhe të falenderon të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe u uron atyre suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share