arrow

news

Konferenca “Business and Youth”: perceptime nga aktorė tė ndryshėm tė industrive qė veprojne nė treg.

November 22nd, 2014

Konferenca “Business and Youth”:  perceptime nga aktorė tė ndryshėm tė industrive qė veprojne nė treg.

Konferenca “Business and Youth”: perceptime nga aktorė tė ndryshėm tė industrive qė veprojne nė treg.

KPMG, Friedrich Ebert Stiftlung, ALBtelecom & Eagle Mobile, Intesa Sanpaolo dhe Ande-LM ishin kompanitë që morëen pjesë në konferencën e zhvilluar nga Klubi ‘Young Economics Network’ i Universitetit Epoka në datën 22 Nëntor 2014. 
 
Kompanitë dhanë kontributin e tyre me tema të ndryshme gjatë prezantimeve të tyre; 
Z. Steven Nutley nga KPMG, një ndër kompanitë më të mëdha të auditit në botë, njohu studentet me rolin e rëndësishëm të auditit në mbarëvajtjen dhe suksesin e kompanive. Znj. Elena Pici, një ndër ish studentët e Universitetet Epoka që aktualisht punon pranë Friedrich Ebert Stiftlung  shpjegoi daljen në tregun e punes pas studimeve universitare. Prezantimi përfshiu dhe këshilla për studentët gjate viteve të universitetit që të sigurohen të jenë të sukseshëm dhe te pranueshëm në tregun e punës pas diplomimit. 
Znj. Adela Dibra dhe Znj. Besiana Alikaj nga ALBtelecom & Eagle Mobile diskutuan me studentët mbi menyrën e krijimit të reklamave dhe kreativitetin në marketing. 
Së fundmi, Znj. Adeila Makashi nga Ande-LM prezantoi fuqinë e komunikimit efektiv brenda kompanive.
Kompanitë promovuan ndërveprimin e studenteve pjesëmarres me pyetje dhe përfshirje aktive në debat.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share