arrow

news

Komisioni pėr Reformimin e Sistemit tė Kėrkimit Shkencor zhvilloi takime me anėtarė tė stafit akademik tė Universitetit Epoka

April 12th, 2014

Komisioni pėr Reformimin e Sistemit tė Kėrkimit Shkencor zhvilloi takime me anėtarė tė stafit akademik tė Universitetit Epoka

Komisioni pėr Reformimin e Sistemit tė Kėrkimit Shkencor zhvilloi takime me anėtarė tė stafit akademik tė Universitetit Epoka

Më 11 prill 2014, anëtarët e Komisionit për Reformimin e Sistemit të Kërkimit Shkencor, të udhëhequr nga Kryetari, Prof. Dr. Paskal Milo, si dhe i përbërë nga Prof. Dr. Tania Floqi dhe Prof. Dr. Arjan Beqiraj, zhvilloi një vizitë në Universitetin Epoka ku patën një takim me Rektorin, Dekanët, përgjegjësit e departamenteve si dhe anëtarët e Bordit Koordinues të Kërkim- Zhvillimit në Universitetin Epoka.

Komisioni për Reformimin e Sistemit të Kërkimit Shkencor është themeluar më një Urdhër të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me qëllim propozimin e reformave të nevojshme që duhet të kryhen në lidhje me zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim patën mundësi për të ndarë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Shqipëri, si dhe hapat që mund të ndërmerren për të siguruar rritjen e sasisë dhe cilësisë së botimeve dhe projekteve shkencore, në një kontekst ku infrastruktura dhe financimi i kërkimit është subjekt i kufizimeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit përcollën vlerësimin e tyre për diskutimet e frytshme dhe shkëmbimin e pikëpamjeve që ata patën në Universitetin Epoka, duke siguruar njëkohësisht pjesëmarrësit se opinionet e shprehura do të kontribuojnë në raportin që do të paraqitet nga Komisioni në Qeverinë Shqiptare.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share