arrow

news

Klubi studentor “Marketing Zone” organizon seminarin “Idriz Zogaj at Epoka: Si tė bėhesh Kampion nė Kujtesė”

December 4th, 2015

Klubi studentor “Marketing Zone” organizon seminarin “Idriz Zogaj at Epoka: Si tė bėhesh Kampion nė Kujtesė”

Klubi studentor “Marketing Zone” organizon seminarin “Idriz Zogaj at Epoka: Si tė bėhesh Kampion nė Kujtesė”

Klubi studentor i Universitetit Epoka “Marketing Zone” ftoi Z. Idriz Zogaj, atlet i kujtesës, 7 herë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Kujtesës si dhe 5 herë Kampion i Kujtesës së Suedisë të mbajë seminarin “Idriz Zogaj @Epoka: Si të bëhesh Kampion në Kujtesë”. Përmirësimi i kujtesës mund të ketë një impakt shumë të madh në jetën profesionale, pasi pjesa më e madhe e karrierave bazohen në memorizim. Një kujtesë e stërvitur mund të ndihmojë në shumë aspekte të të mësuarit, si p.sh. mësimi i gjuhëve, aksesimi it ë dhënave ose ndërveprimi me njerëzit.
Përgjatë këtij eventi z.Zogaj performoi disa nga teknikat e tij si dhe u dha këshilla të dobishme të pranishmëve në lidhje me rrugët që do conin në përmirësimin e kujtesës. Gjithashtu ai u përgjigj edhe disa nga pyetjeve të pranishmëve në lidhje me infulencën që ka kujtesa në procesin e mësimnxënies. Z. Zogaj u tregoi të pranishmëve që për një kujtesë sa më të fortë disa pika janë kritike dhe të domosdoshme. Të jesh pozitiv, fokusimi, të lidhësh gjërat me të tjera, rradhitja e tyre dhe pozicionimi si dhe përsëritja janë pikat që ndihmojnë në përforcimin e kujtesës.
Ky event i suksesshëm i klubit studentor “Marketing Zone” u realizua edhe me mbështetjen e Zyrës së Dekanatit të Studentëve dhe të Presidentit të Këshillit Studentor, Z. Taulant Kastrati.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share