arrow

news

Klubi Studentor “Inxhinierët e së Ardhmes” organizoi seminarin me temë “Mundësitë dhe sfidat e inxhinierëve të ardhshëm”

June 6th, 2014

Klubi Studentor “Inxhinierët e së Ardhmes” organizoi seminarin me temë “Mundësitë dhe sfidat e inxhinierëve të ardhshëm”

Klubi Studentor “Inxhinierët e së Ardhmes” organizoi seminarin me temë “Mundësitë dhe sfidat e inxhinierëve të ardhshëm”

Mundësitë dhe sfidat e inxhinierëve të ardhshëm ishte seminari i rradhës i organizuar nga studentët e Universitetit Epoka me pjesmarrjen dhe të rreth 50 studentëve nga universiteteve të tjera, 10 profesistëve të inxhinierisë së ndërtimit dhe akademikëve të shumtë. Seminari u organizua nga Klubi Studentor “Inxhinierët e së Ardhmes” me mbështetjen e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet studentët të inxhinierisë së ndërtimit dhe profesionistëve me qëllim përgatitjen e studentëve me mundësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballen në të ardhmen. Gjatë këtij seminari studentët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me profesionistët, të diskutojnë mbi sfidat mes planifikimit dhe implementimit të projekteve parë nga këndvështrimi i eksperiencës së supervizorëve me përvojë.

Në fjalën e tij përshëndetesë Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN theksoi se një nga strategjitë kryesore të Universitetit Epoka është dhe rritja e vazhdueshme të komunikimit mes studentëve dhe profesionistëve në fushat në të cilat universiteti ofron programe studimi. Pjesa e parë e seminarit studentor u moderua nga znj. Melpomeni Nelaj, Kryetare i klubit studentor “Inxhinierët e të Ardhmes”, studente e vitit të dytë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Epoka. Ndërkohë mentori i këtij klubi, z. Erion LUGA, pedagog ne Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Epoka në fjalën e tij vuri theksin në faktin se universiteti Epoka ka vënë në dispozicion të studentëve të gjitha mundësitë dhe resurset në mënyrë që t’u mundësojë atyre një përgatitjet sa më të mirë, jo vetëm teorike por dhe praktike, duke u mundësuar praktika në kompaninë më të rëndësishme në fushën e inxhinierisë në Shqipëri dhe jo vetëm. Ndërkaq dy anëtarët e klubit, z. Fatlind DERVISHI dhe Almida Kaziu prezantuan para të pranishmëve aktivitetet dhe botimet e klubit studentor, siç është revista “Engineering Zone”, një botim periodik i këtij klubi.

Ndërkohë Eng. Saimir Huta, Drejtor i Përgjithshëm i MAÇAFERRI Balkans, përshëndeti nismën e Universitetit Epoka dhe klubeve studentore për një bashkëpunim të ngushte me kompanitë dhe profesionistër. Ai gjithashtu bëri dhe një paraqitjet të aktiviteteteve të kompanisë MAÇAFERRI. Seminari më tej vijoi Pjesa e dytë e punëtorisë vazhdoi dhe me demonstrime të punës, e mundësuar nga kompania MAÇAFERRI, ndërtimi i skelave, e orgnaizuar në formën e një konkursi mes disa grupe studentësh etj. Klubit studentor “Inxhinierët e të ardhmes” shpreson për të kthyer këtë aktivitet në një kongres tradicional të inxhinierëve të rinj.

Të pranishëm në këtë seminar ishin dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Assoc. Prof. Dr. Yavuz YARDIM, Shefi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Assoc. Prof. Dr. Hüseyin BILGIN etj.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share