arrow

news

Klubi studentor “Inovative Enterprise” organizoi Konferencėn Studentore “Sfidat e sipėrmarrjeve tė reja nė tregun konkurrues global”

May 24th, 2014

Klubi studentor “Inovative Enterprise” organizoi Konferencėn Studentore “Sfidat e sipėrmarrjeve tė reja nė tregun konkurrues global”

Klubi studentor “Inovative Enterprise” organizoi Konferencėn Studentore “Sfidat e sipėrmarrjeve tė reja nė tregun konkurrues global”

Klubi studentor “Inovative Enterprise” në bashkëpunim me Departamentin e Administrim Biznesit në Universitetin Epoka me datë 23 maj 2014 organizoi Konferencën  Studentore "Sfidat e sipërmarrjeve të reja në tregun konkurrues global”. Konferenca ishte e para e këtij lloji e organizuar nga studentët e Universitetit Epoka, me një përkrahje të veçantë dhe mentorim nga Departamenti i Administrim Biznesit .

Punimet e konferencës u përshendetën dhe nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, i cili shprehu vlerimet e tij për organizimin e kësaj konference. Të ftuar të veçantë në këtë aktivitet ishin Menaxherja e Projektit të Tirana Business Park, znj. Blerta Vula dhe Menaxherja e Trajnimeve në “Coca Cola Bottling Albania”, znj. Anis Brahimi, të cilët në fjalën e tyre përshëndetëse shprehën vlerësimet e tyre për organizimin e kësaj konference studentor. Sipas tyre konferenca të tilla me fokus të veçantë, biznesin, tregjet dhe mundësitë që ofron tregu pas periudhës së studimeve, kanë një rëndësi të veçantë në informimin dhe përgaitjen e studentëve për të ardhmen e tyre.

Gjatë punimeve të konferencës u paraqitën 22 punime, ndërkohë që punimi i studentes së vitit të tretë në Departamentin Financë-Bankë, znj. Iris Kruja u vlerësua nga komisioni shkencor I konferencës si prezantimi më i mirë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share