arrow

news

Klubi studentor i Sipėrmarrėsve nė bashkėpunim klubin pėr gjidhjen e Konflikteve organizuan konkursin “Business Plan”

April 12th, 2014

Klubi studentor i Sipėrmarrėsve nė bashkėpunim klubin pėr gjidhjen e Konflikteve organizuan konkursin “Business Plan”

Klubi studentor i Sipėrmarrėsve nė bashkėpunim klubin pėr gjidhjen e Konflikteve organizuan konkursin “Business Plan”

Klubi studentor i Sipërmarrësve në bashkëpunim klubin për gjidhjen e Konflikteve më datë 11 prill 2014 organizuan fazën finale të konkursit “Business Plan”, një konkurim mes tre finalistëve.

Megi Hoxha, njëra nga tre finalistët e këtij konkursi, në projektin e saj final paraqiti një plan biznesi që lidhje me riciklimin, i cili konsistonte në prodhimin e materialeve të reja, duke përdorur objektet e vjetra dhe të përdorura. Plani i saj i biznesit ishte i bazuar në konceptin "m&h". Ndërkaq Maj Mahila, prezantoi një ide për hapjen e një qendre kursesh për të gjithë që dëshirojnë të përmirësojnë ose të fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj, apo më gjerë kurse për çdo subjekt tjetër, duke përfshirë dhe përgatitjen për provimet Maturës Shtetërore. Plani i saj i biznesit titullohej Qendra e Kurseve "Dije". Ndërkohë Besjana Ajazi paraqiti një ide në lidhje me fillimin e një biznesi të ri në sektorin e restoranteve, një ide interesante i cili nuk kishte si qëllim kryesor përfitimin nga klientët e këtij restoranti, por që synon t’u ofrojë atyre një kohë të këndshme në restorantin e saj dhe ata të jenë klientët e tyre të përditshëm. Plani i saj i biznesit ishte restorant “Njaket”.

Juria e këtij konkursi ishte e përbërë nga katër anëtarë, të cilët vlerësuan projektet e tre finalistëve të “Business Plan”. Juria e konkursit ishte e përbërë nga Dekani i Fakultetit të Ekonomikut dhe Shkencave Administrative, Prof. Dr. Güngör Turan, Shef i Departamentit të Administrim Biznesit, Assist. Prof. Dr. Mustafa Üç dhe përfaqësues të nderuar nga kompanitë "Coca Cola" dhe KPMG.

Juria e këtij konkursi vlerësoi me çmimin e vendit të tretë Besjana Ajazi, me çmimin e vendit të dytë Megi Hoxha. Fituese e fazës finale të konkursit u shpall Mei Mahila, duke e vlerësuar atë si plan biznesin më të mirë të këtij konkursi.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share