arrow

news

Klubi Politikės dhe Diplomacisė organizojnė Turneun e Debateve 2014

June 3rd, 2014

Nga data 5 maj 2014 deri më datë 3 qershor, 2014, Klubi Politikës dhe Diplomacisë organuzoi aktivitetin e tij vjetor, Turneu i Debateve 2014. Ky event ka përfshire nje interes shumë të madh nga ana e studenteve dhe pjesëmarrja dhe interesi i tyre ishte shumë i lartë. Shpresojm që ky Turne ka ndihmuar studentët të praktikojnë njohuritë e tyre teorike, të përmiresojnë komunikimin, aftësite e tyre në të folurit në publik, gjithashtu edhe të krijojnë shoqëri me student te departamenteve te ndryshëm në universitet.

Turneu i Debateve ishte i bazuar ne Formatin “Public Forum”, në të cilin ishin të përfshirë tridhjetë studentë të ndarë në dhjetë grupe. Pjesmarrja në këtë turne ka përfshirë studentë nga departamente të ndryshme të universitetit Epoka. Temat e debateve gjithashtu trajtuan çështje në lidhje me evente sociale, marrëdhënie ndërkombëtare gjithashtu edhe politika e brëndshme.

Finalja e Turneut të Debateve u mbajt më datën 3 Maj, 2014 dhe tema që u trajtua ishte “A është Balkan BENELUX e realizueshme?”.

Debatuesit dhanë argumentet e tyre pro dhe kundër temës, përpara një jurie e cila ishte e përbërë nga profesorë të stafit akademik të universitetit Epoka. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e debatit ishte dhe përfshirja e audiencës në vendimarrje.

Ndeshja finale e Turneut të Debateve ishte e përbërë nga këto grupe:
Skuadra Pro: Yllza Canaj, Edlira Dede, Eron Piperku.
Skuadra Kundër: Lindiana Kaleci, Jon Rrapi, Aldin Krasniqi.
Skuadra Kundër ishte skuadra fituese e Turneut të Debatit bazuar në vlerësimin e Jurisë dhe audiencës.

Little Big ishte sponsori kryesor i Turneut të Debatave, i cili ofroi 300 euro veshje për skuadrën fituese.

Turneu i Debateve ka krijuar ne vetvete një aktivitet të rregullut me qëllim parësor nxitjen akademike dhe jetën studentore në Universitetin Epoka.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share