arrow

news

Klubi i Projekteve organizoi debatin "Te jesh njė inxhinier apo njė ekonomist"

January 29th, 2016

Klubi i Projekteve organizoi debatin

Klubi i Projekteve organizoi debatin "Te jesh njė inxhinier apo njė ekonomist"

Klubi Projekteve në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve më 27 janar 2016 organizoi debatin "Të jesh një inxhinier apo një ekonomist", me pjesëmarrjen e stafit akademik të Universitetit Epoka. Ky debat u konsiderua nga studentët si një nga ngjarjet më interesante të këtij viti akademik. Debati ishte shumë interesant dhe ngjalli kureshtjen e shumë studentëve që ishin të interesuar dhe morën pjesë në ngjarje.
Skuadra e inxhinierëve përbëhej nga Z. Ilir Çapuni, Z. Erion Luga dhe Z. Jurtin Hajro, ndërkohë Z. Xhimi Hysa, Znj. Erda Cani dhe Z. Igli Hakrama ishin pjesë e ekipit të ekonomistëve.Në sallë ishin të pranishëm si studentë ashtu edhe anëtarë të stafit të Universitetit Epoka, për të mbështetur këtë diskutim interesant.
Si rezultat i numrit të lartë të audiencës nga disiplinat e inxhinierisë, debati nuk u votua, pasi një vlerësim i tillë nuk do të ishte i drejtë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share