arrow

news

Klubi i Politikės, si njė organizatė studentore e Universitetit Epoka, organizon Turneun e Debatit 2012- 2013

May 31st, 2013

Klubi i Politikės, si njė organizatė studentore e Universitetit Epoka, organizon Turneun e Debatit 2012- 2013

Klubi i Politikės, si njė organizatė studentore e Universitetit Epoka, organizon Turneun e Debatit 2012- 2013

Gjatë datave 14-29 maj 2013, Klubi i Politikës, si një organizatë studentore e Universitetit Epoka organizoi Turneun e Debatit 2012- 2013, aktivitet i cili ndihmon studentët të vënë në praktikë dijet e tyre teorike, të përmirësojnë komunikimin dhe aftësitë e të folurit publik si dhe  të krijojnë lidhje mes studentëve të departamenteve të ndryshme brenda Universitetit Epoka.

10 skuadra të përbëra nga studentë të departamente të ndryshme morën pjesë në këtë turne. Aktiviteti ishte e ndarë në tre faza, ku në fazën e parë ekipet konkurruan për të kaluar në turin e gjysmëfinaleve dhe më pas në debatin përfundimtar. Temat e debateve përfshinin tema sociale, çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme si dhe çështje të politikës së brendshme.

Debati i fundit u zhvillua më 29 maj dhe tema ishte "A është Shqipëria e Madhe një qëllim realist?" Ekipet garuese shfaqën argumentet  dhe mbrojtën qëndrimet e tyre mbi këtë temë përballë një jurie të përbërë nga anëtarë të stafit akademik dhe një audience të gjerë studentësh dhe të ftuarish.

Renditja përfundimtare e ekipeve në Turneun e Debatit është si vijon:

Vendi i parë: Eni Ceka, Erisa Nesimi and Jona Osmani (Studentë të vitit të parë nga Departamenti i Arkitekturës);

Vendi i Dytë: Xheni Haka, Dea Maze and Anxhela Bega (Studentë të vitit të parë nga Departamenti i Administrim Biznesit : në programin e studimit Informatikë Ekonomike);

Vendi i Tretë: Dea Elmasllari, Qëndresa Krasniqi and Oğuz Ufuk Taşçı (Studentë të vitit të parë nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

LTB Jeans ishte sponsori kryesor i Turneut të Debatit, duke ofruar një çek dhuratë prej 300 Euro për skuadrën fituese.

Turneu i Debatit është tashmë një aktivitet, i cili organizohet rregullisht duke synuar të nxisë akoma me tej zhvillimin e jetës akademike dhe studentore në Universitetin Epoka.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share