arrow

news

Kėshilltar i Kryeministrit Z. Endri Fuga mori pjesė nė aktivitetin e organizuar nga "Marketing Zone"

June 6th, 2015

Kėshilltar i Kryeministrit Z. Endri Fuga mori pjesė nė aktivitetin e organizuar nga

Kėshilltar i Kryeministrit Z. Endri Fuga mori pjesė nė aktivitetin e organizuar nga "Marketing Zone"

Këshilltar i Kryeministrit, Drejtori i Komunikimit Z. Endri Fuga ishte i ftuar për një leksion në Universitetin Epoka. Ky leksion i hapur u zhvillua në kuadër të aktivitetit akademik “360 Degree Certificate Program” të organizuar nga klubi studentor “Marketing Zone”.

Në këtë leksion, Z. Fuga shprehu pikëpamjet e tij mbi komunikimin dhe rëndësinë që ai ka në arritjen e objektivave. Gjithashtu ai ndau me të pranishmit edhe disa nga eksperiencat e tij në fushatat zgjedhore te kaluara. Sipas Z. Fuga, komunikimi është një nga “gurët” më të rëndësishëm në marketingun politik dhe duhet të drejtohet nga profesionistë që kanë aftësinë të integrojnë komunikimin në harmoni me strategjinë e përgjithshme.

Nga ana tjeter Z. Fuga shprehu konsideratën e tij të lartë për ambientin që Universiteti Epoka i ofron studentëve. Në përfundim të aktivitetit Z. Fuga bëri një vizitë të shkurtër në ambjentet e universitetit.

“Marketing Zone” përgjatë muajit Maj organizoi një seri aktivitetesh akademike dhe konkurse të ndryshme me fokus marketingun. Ndër këto aktivitete spikat leksioni nga Fisnik Ismaili i agjencisë së reklamave “Karrota”, fitues te çmimit prestigjoz “Luani I Artë” i Kanës në kategorinë design me monumentin Newborn në Kosovë.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share