arrow

news

Ish-studentė tė Universitetit Epoka, tė diplomuar ndėr vite festuan krijimin e Shoqatės sė tė Diplomuarve

June 25th, 2014

Ish-studentė tė Universitetit Epoka, tė diplomuar ndėr vite festuan krijimin e Shoqatės sė tė Diplomuarve

Ish-studentė tė Universitetit Epoka, tė diplomuar ndėr vite festuan krijimin e Shoqatės sė tė Diplomuarve

Ish-studentë të Universitetit Epoka, të diplomuar ndër vite festuan krijimin e Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit Epoka. Në koktejin e ofruar me këtë rast, të pranishëm ishin studentë të diplomuar ndër vite në universitetit Epoka, si dhe të diplomuarit më të rinj. Shoqata e të Diplomuarve të Universitetit Epoka është krijuar me iniciativën e një grupi të të diplomuarve të Universitetit Epoka dhe aspiron të jetë lidhja kryesore mes Universitetit Epoka dhe anëtarëve të të diplomuarve ndër vite, të cilët ndjekin karrierën e tyre akademike dhe profesionale brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në fjalën përshëndetesë për të pranishmit, Presidenti i Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit Epoka, z. Alban Tartari u shpreh se krijimi i shoqatës lindi si një nevojë për t’u bashkuar në një rrjet më të gjerë dhe ruajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish-të diplomuarit. “Studentët e Universitetit Epoka kanë nevojë për t’u bashkuar në një rrjet në një shoqatë si dhe kanë nevojë të flasin, të bashkëbisedojnë, të marrin dhe japin me njëri-tjetrin sepse Universiteti Epoka nuk është vetëm një periudhë 3 apo 4-vjeçare studimesh. Universiteti Epoka është një markë dhe një shenjë që do të na shoqërojë gjithë jetën secilin prej nesh”, u shpreh ai.

Ndërkohë Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın tha se ndihet i nderuar që është pjesë e kësaj shoqate dhe shtoi se Universiteti Epoka do të vazhdojë të inkurajojë dhe në të ardhmen forcimin e këtij rrjet të rëndësishëm për vetë universitetin por dhe për shoqërinë. “Është kënaqësi dhe nder të dëgjoj përshtypje të mirë për universitetin që unë drejtoj. Ndaj bindjen që nuk është aspak e thjeshtë të ndërtosh një universitet të mirë, një universitet elitar. Jemi të hapur dhe kemi nevojë për ndihmën, përvojën dhe mbështetjen e çdo ish-studenti dhe ç’është më e rëndësishmja kemi nevojë për të krijuar një rrjet të fortë mes nesh”, u shpreh Prof. Altın.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share