arrow

news

Instalimi dhe funksionalizimi i pajisjeve tė blera nė kuadėr tė projektit QAinAL

December 18th, 2017

Instalimi dhe funksionalizimi i pajisjeve tė blera nė kuadėr tė projektit QAinAL

Instalimi dhe funksionalizimi i pajisjeve tė blera nė kuadėr tė projektit QAinAL

Në kuadër të projektit "Mbështetja strategjike për fuqizimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri" (QAinAL), financuar nga programi Erasmus+ i BE-së, pajisjet përkatëse janë blerë, instaluar dhe funksionalizuar nga Universiteti "EPOKA", duke u bërë edhe pjesë e listës së inventarit të institucionit.

Nëpërmjet pajisjeve të blera, duke filluar nga viti akademik 2017-2018, një laborator i ri kompjuterik ka filluar të përdoret gjerësisht në leksionet e nivelit universitar dhe pasuniversitar të lëndëve inxhinierike, së bashku me tre laboratorët kompjuterikë ekzistues. Laboratori është i pajisur me pajisje hardware të cilat mundësojnë standarde të larta të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Laboratori i ri kompjuterik do të përdoret gjithashtu edhe në programet e trajnimit për personelin administrativ si dhe palët e treta.

Në të njëjtën kohë, një sistem i avancuar i videokonferencave është blerë dhe instaluar në kuadër të projektit QAinAL, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë të konferencave, takimeve, leksioneve dhe videove të tjera në mbarë botën.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share