arrow

news

“Inovative Enterprises” dhe Ministria pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike organizuan “Innovative Spirit Project: Getting Down to Business”

January 14th, 2014

“Inovative Enterprises” dhe Ministria pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike organizuan “Innovative Spirit Project: Getting Down to Business”

“Inovative Enterprises” dhe Ministria pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike organizuan “Innovative Spirit Project: Getting Down to Business”

Klubi studentor “Inovative Enterprises” në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike organizuan konkursin "Innovative Spirit Project: Getting Down to Business”. Në fokusin kryesor të këtij konkursi ishin idetë e reja të studentëve në fusha të ndryshme nga univesitete të ndryshme nga Shqipëria dhe më gjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të këtij aktiviteti, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın falenderoi Ministren për Inovacionin dhe Administratës Publike, Dr. Milena Harito për pjesmarrjen dhe mbështetjen e këtij konkursi si dhe studentët pjesmarrës. Në fjalën e tij, Prof. Altın vuri theksin në faktin Universiteti Epoka synon të jetë një faktor i rëndësishëm në sektorin e arsimit, kërkimit shkencor dhe të shërbimit ndaj shoqërisë. Sipas Prof. Altın Universiteti Epoka I ka vendosur studentët në qendër të aktiviteteve dhe një nga objektivat më të rëndësishëm strategjik është përgatitja e studentëve në mënyrën më të mirë të mundshme për të ardhmen dhe tregun e punës, në mënyrë që ata të jenë kontribuesit kryesorë në shoqëri. “Universiteti Epoka është duke punuar shumë jo vetëm për të përgatitjen e studentëve për tregun e punës, por I inkurajon ata të jenë të përqendruar në ide dhe projekte inovative. Ne besojmë se pas diplomimit të tyre, studentët tanë do të jenë të gatshëm të përballen me standarded e tregut të punës. Besojmë se zhvillimi i aftësive për projekte dhe sipërmarrje inovative janë një faktor shumë i rëndësishëm për të gjitha universitetet në të gjithë botën, ndaj dhe ne kemi zgjedhur të investojmë në këtë drejtim", u shpreh Prof. Altın.

Duke u ndalur në projektet e universitetit, Prof. Altın vuri theksin në faktin se në këtë drejtim Universiteti Epoka ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me kompanitë kryesore të biznesit në vendin, marrëveshje të cilat kanë si qëllim kryesor nxitjen e organizimit organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushat e arsimit dhe zhvillimit të biznesit, bashkërendimin e punës për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të trajnimit në lidhje me zhvillimin e burimeve njerëzore në kuadër të praktikave të studentëve dhe klubeve studentore që kanë si fushë interesi të përbashkët biznesin, sipërmarrjen dhe inovacionin. “Një prej projekteve tona të ardhshëm, të cilit i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë, është dhe ndërtimi i një qendre “techno park”. Ky projekt mbart një rëndësi të veçantë për universitetin tonë dhe do të jetë një mundësi e mirë për përgatitjen e studentëve tanë për tregun e punës, në mënyrë që ata të jenë të aftë të konkurojnë në një nivel ndërkombëtar”, u shpreh Prof. Altın.

Ministrja e Inovacionin dhe Administratës Publike, Dr. Milena Harito në fjalën e saj nënvizoi faktin se aktivitete të tilla të organizuara nga vetë studentët janë një kontributin i rëndësishëm për ndryshimin e vendit. “Jam e bindur se ndryshimi në këtë vend do të vijë nga ju, do të mbështetet nga ju dhe nuk mund të bëhet pa ju. Ky nuk është një slogan, por një vërtetë të pakundërshtueshme. Sigurisht, që ndryshimet duan kohë dhe të gjithë ne e dimë që ndryshimet në mentalitet duan më shumë kohë të ndodhin. Ndryshimi në vetvete nënkupton dhe një rinovim brezash. Është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni pjesmarrës. Do të doja të falenderoja z. Rektor për idetë dhe mbështetjen e tij për rritjen e pjesmarrjes së studentëve dhe për mesazhin që ai përcjell për t’i kthyer studentëve ndjesinë se e ardhmja u përket atyre”, u shpreh Dr. Harito.

Konkursi “Innovative Spirit Project: Getting Doën to Business” u organizua në dy faza. Pas përfundimit të fazës së parë të përzgjedhjes së projekteve më të mira, më 13 janar 2014, juria e përbërë nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin, Dekani i Fakultetit të Ekonomikut dhe Shkencave Administrative, Prof. Dr. Güngör Turan, Shefi i Departamentit të Administrim Biznesit, Assist. Prof. Dr. Mustafa Üç, Drejtoresha e Operacioneve në Departamentin e Financës në Vodafone Albania znj. Anila Çeliku, Drejtori Ekzekutiv i Innovation Kosova, z. Uranik Begu përzgjodhën si projektin më të mirë, “Mundem” të përgatitur nga Senada Mulgeci dhe Olta Sida. Ndërkohë fitues i çmimit Inovacionit i Vodafone Albania iu dha projektit "Babysitting Tirana", i përgatitur nga Melina Meca dhe Selda Selfollari.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share