arrow

news

Innovative Enterprises Club Organizon Forumin e Hapur mbi E-Hub

June 3rd, 2016

Innovative Enterprises Club Organizon Forumin e Hapur mbi E-Hub

Innovative Enterprises Club Organizon Forumin e Hapur mbi E-Hub

Më 2 Qershor 2016, klubi studentor  Inovative Enterprises Club organizoi Forumin e Hapur për prezantimin e qendrës së inovacionit  të hapur së fundmi, të quajtur E-Hub. Të ftuarit informuan studentët rreth kësaj qendre e cila ka për qëllim të ofrojë një ambient të hapur , dedikuar të rinjve inovativë për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të zgjeruar rrjetin e kontakteve nëpërmjet ndërveprimit të ndërsjelltë.
Z. Enis Hasimi (Koordinator i projektit në Qendrën e Inovacionit në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike), Z. Erlis Hasa (Drejtues i projekteve ICT në Institutin Adriapol), Znj.Iva Halilaj (Pedagoge në Departamentin e Teknologjive të Informacionit, Universiteti Marin Barleti) dhe Znj. Elona Kapexhiu (Menaxhere Komunikacioni në Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim) i ftuan studentët që të marrin pjesë në këtë nismë të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike me partnerët: Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti si dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim.
Ata inkurajuan edhe pjesëmarrjen në programin 4-ditor të mentorimit dhe trajnimit, ""ICT Youth Camp"", i planifikuar të mbahet në Qershor. Ky kamp ka për qëllim të ndihmojë studentët me ide inovative biznesi, për t’i zhvilluar ato më tej përmes një plani të mirëmenduar biznesi, në sajë të mbështetjes dhe mentorimit (udhëheqje, mentorim, këshillim) të ekspertëve shqiptarë e ndërkombëtarë në fushën e IT dhe Menaxhimit të Biznesit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share