arrow

news

Info Day

January 15th, 2016

Info Day

Info Day

Academics Club në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit te Karrierës organizuan më 13 janar një seminar informues në lidhje me mundësitë e bursave të studimit në Evropë. Fokusi i këtij seminari ishin bursat për studimet pasuniversitare në fusha të ndryshme si: Master në Robotikën e Avancuar, Inxhinieri Software, Financë, Kontabilitet Finaciar dhe Menaxherial, Shkenca Politike, Administrim Biznesi etj.
Prezantimi u realizua në dy pjesë: bursat e ofruara nga programet Erasmus dhe grante të ofruara nga universite specifike. Në të përfshihej informacion në lidhje me shtete te ndryshme si Gjermania, Finlanda, Suedia, Estonia, Italia, Spanja, Mberetria e Bashkuar etj. 
Gjithashtu, të gjitha programet ishin të shoqëruara me kushtet e pranimit dhe përfitimin që 
studentët kishin nga bursat. Rreth 90 studentë iu bashkuan këtij eventi dhe shumica e tyre ishin studentë të departamenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Informatikës Ekonomike si dhe Financë-Bankës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share