arrow

news

IMoPC-2013, rezultatet e konkursit tė parė

March 17th, 2013

Më 16 Mars 2013 në Universitetin Epoka u zhvillua Konkursi i Parë “Intelligent Minds Online Programming Contest (IMoPC), i cili është një konkurs i hapur për studentët e Universitetit Epoka. Në konkursin e parë morën pjesë 10 grupe, të përbërë nga studentë të vitit të parë dhe të dytë të Inxhinierisë Kompjuterike dhe Informatika e Biznesit. Grupet pjesmarrës ishin: 1337, 4X4, Agents, Agirls++, Binfn3e, HRP, Peace Warriors, QWERTY, The Masters, X-DNA.

Konkursi përbëhej nga 5 pyetje, ku grupet e studentëve duhej t’I zgjidhnin brenda pesë orëve. Në fund të konkursit studentët Ardit Meti, Yllza Canaj, Kevin Shehu, Sabah Bushaj nga grupi 1337 arritën të zgjidhin 4 pyetje me 549 pikë në total, duke zënë dhe vendin e parë. Me poshtë ju mund të gjeni dhe listën e plotë të pikëve. Në process janë dhe dy konkurse të tjera, të cilët do të zhvillohen me datë 20 Prill dhe 18 Maj 2013.

Ne i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe ju urojmë atyre suksese në të ardhme.

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share