arrow

news

ICSS 2013, Konkursi i parė mbi kulturėn dhe traditėn i organizuar nga Universiteti Epoka

March 5th, 2013

ICSS 2013, Konkursi i parė mbi kulturėn dhe traditėn i organizuar nga Universiteti Epoka

ICSS 2013, Konkursi i parė mbi kulturėn dhe traditėn i organizuar nga Universiteti Epoka

Departamenti  Shkenca Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Epoka, ka kënaqësinë të shpallë Konkursin e I-rë Ndërkombëtar të Shkencave Sociale për Nxënësit e Shkollave të Mesme. Konkursi është i pari i këtij lloji i organizuar në nivel ndërkombëtar nga një universitet shqiptar dhe ka për qëllim kryesor të përzgjedhë dhe vlerësojë nxënësit më të mirë të Shkollave të Mesme në Shqipëri dhe më gjerë. Gjithashtu konkursi në fjalë, i cili duke filluar nga ky vit do të jetë një aktivitet i përvitshëm, është ideuar që të shërbejë si një faktor motivimi, nxitjeje dhe përkushtimi ndaj dijes si dhe një mundësi për planifikimi karriere për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Me misionin dhe vizionin e qartë të një universiteti lider në Shqipëri dhe Ballkan, Universiteti Epoka përmes këtij aktiviteti synon që të kontribuojë në edukimin e vazhdueshëm të individëve të mirëpërgatitur, kërkues, produktivë dhe të aftë, të cilët në të ardhmen do të jenë një kontribut i çmuar dhe i pazëvendësueshëm në fushën e kërkimit, zhvillimit dhe shërbimit ndaj shoqërisë. Përmes këtij konkursi Universiteti Epoka u ofron mundësinë maturantëve e shkollave të mesme, që të shpalosin njohuritë e tyre në shkencat sociale, kulturë, histori duke konkuruar me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe rajon.

Gjithashtu përmes këtij konkursi, Universiteti Epoka synon të thellojë akoma më shumë bashkëpunimin e nisur me institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri dhe më gjerë, duke e konsideruar këtë si pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe edukative publike dhe jo publike në Shqipëri dhe më gjerë si dhe mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe arsimimin e brezave të ardhshëm. 

 

Konkursi

Konkursin e I-rë Ndërkombëtar të Shkencave Sociale është një garë e hapur për të gjithë nxënësit që vazhdojnë studimet e tyre në vitin e fundit në shkollat e mesme të liçensuara nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë ose institucionet ekuivalente për nxënësit e shkollave të mesme jashtë terrotirit të Republikës së Shqipërisë. Konkursi është një mundësi për maturantët që të masin njohuritë e tyre me nxënësit më të mirë të të gjitha shkollave. Ky event do të organizohet në ambientet e Universitetit Epoka në datë 13 Prill 2013 dhe është konceptuar të në dy faza të ndryshme. Në fazën e parë, datë 13 Prill 2013, ora 10:00 Pjesëmarrësit do të testohen në një provim të përgjithshëm, bazuar në njohuritë të përgjithshme të shkencave sociale. Në fazën e dytë, nxënësit fitues do të vlerësohen me çmime të veçanta nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Datë:                13 April 2013

Ora:                  10:00
Vendi:              Epoka University

 

Vlerësimi

Nxënësit pjesmarrës në këtë konkurs, priten që të shfaqin dhe të kenë një interes të veçantë për shkencat sociale. Testimi dhe vlerësimi do të jetë i bazuar kryesisht në njohuri të thelluara në histori, e cila përfshirën përiudhën prehistorike nga shekulli IV deri në ditët e sotme, njohuri të përgjithshme mbi gjeografinë, pozicionin gjeografik të Shqipërisë (korridoret e rëndësishme, portet detare, hekurudhat , transportin etj.), kulturën dhe muzikën e viseve shqiptare, guhën shqipe, letërsinë (autorët dhe krijimtarinë), publicistikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, njohuri mbi demograginë, ndarjet administrative, sistemet qeverisëse, sistemet ekonomike, arsimin, kuzhinën tradicionale, sportin etj.

 

Çmimet

Për fituesit e tre vendeve te para, Universiteti Epoka do të ofrojë çmimet e mëposhtme:

Vendi i Parë   75%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë    50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  25%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

*Bursat janë të vlefshme për degët e Shkencave Politike dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare, Ekonomiks, Administrim Biznesi dhe Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistikë.

**Të gjithë Pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me një çertefikatë nga Universiteti Epoka.

***Pjasmarrësit në finale dhe fituesit gjithashtu do të pajisen me një çertefikatë kryesore.

****Universiteti Epoka gjithashtu do të ndajë dhe çertefikata për shkollat e përfaqësuara në këtë konkurs.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share