arrow

news

IAESTE (Shqipėri) dhe Universiteti Epoka nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi

November 20th, 2013

IAESTE (Shqipėri) dhe Universiteti Epoka nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi

IAESTE (Shqipėri) dhe Universiteti Epoka nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi

Më datë 19 nëntor 2013, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Remzi Altin dhe përfaqësuesja e “Shoqatës Ndërkombëtare për Shkëmbimin e Studentëve në Fushat Teknike”, në Shqipëri (IAESTE), Edlira Osmani, nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit me qëllim ofrimin e mundësisë së shkëmbimit, praktikave të punës të paguara, për studentët e Universitetit në fushat teknike si dhe krijimin e mundësisë për punëdhënësit, në të gjithë botën dhe rrjetin IAESTE, për të përthithur në kompanitë tyre studentët më mirë në programe afatshkurtra dhe afatgjata.

IAESTE punon në 80 vende të ndryshme të botës dhe shkëmben rreth 4000 studentë çdo vit, duke u shëndrruar në organizatën më të madhe të saj në botë. Që prej themelimit e deri në ditën e sotme kjo organizatë ka shkëmbyer më shumë se 350.000 studentë në të gjithën botën duke luajtur një rol të rëndësishëm për rritjen profesionale të inxhinierëve të rinj dhe shkencëtarëve.

Qëllimi i bashkëpunimit në fjalë mes IAESTE në Shqipëri dhe Universitetit “Epoka” është të rrisë interesin e studentëve për të marrë pjesë në praktika pune të paguara, jashtw vendit, të thellojë informacionin mbi aktivitetet aktuale dhe kërkimore në institucionet respektive dhe të themelojë një zyrë IAESTE në Universitetin “Epoka”, e cila do të ketë si qëllim mbështetjen e studentëve me informacion dhe asistencë gjatë aplikimit në programet e ndryshme të shkëmbimit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share