arrow

news

Hapja zyrtare e eventit “Marketing May”; njė traditė e re e sjellė nga “Marketing Zone”

May 19th, 2015

Hapja zyrtare e eventit “Marketing May”; njė traditė e re e sjellė nga “Marketing Zone”

Hapja zyrtare e eventit “Marketing May”; njė traditė e re e sjellė nga “Marketing Zone”

“Marketing Zone” mbajti ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Marketing May” që është një eveniment i organizuar nga “Marketing Zone” për herë të parë. Në këtë kontekst, shumë aktivitete akademike dhe sociale do të mbahen përgjatë një harku kohor nga 12 – 28 maj 2015. Në ceremoninë e hapjes nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Brunilda Paskali, zv/Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın. Në fjalën e tij përshëndetëse Prof. Dr. Remzi Altın përmendi rëndësinë e aktiviteteve ekstrakurrikulare  si një mundësi që studentët të rrisin dhe përmirësojnë aftësitë e tyre. Gjithashtu ai siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit Epoka për aktivitetet e ndërmarra nga klubet studentore. Zv/Ministria, Znj. Brunilda Paskali në fjalën e saj përshëndetëse shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për punën e bërë nga Universiteti Epoka. Ndër të tjera Znj. Paskali tha se marketing është një nga konceptet më të rëndësishëm që ndihmon universitetet, biznesin por edhe qeverinë në arritjen e suksesit. Pas ceremonisë së hapjes, Znj. Paskali mbajti një takim takim të shkurtër me Rektorin e Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share