arrow

news

Hapet programi mė i ri i pėrbashkėt me Shkollėn e Biznesit EADA, Barcelonė

April 29th, 2015

Hapet programi mė i ri i pėrbashkėt me Shkollėn e Biznesit EADA, Barcelonė

Hapet programi mė i ri i pėrbashkėt me Shkollėn e Biznesit EADA, Barcelonė

Në frymën e Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar në muajin nëntor 2014, mes Shkollës së Biznesit “EADA” në Barcelonë (EADA Business School) dhe Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative, në Universitetin “Epoka”, këto dy institucione marrin përsipër të ofrojnë një program të përbashkët akademik në fushën e administrim biznesit, program i cili do të ofrohet njëherësh në Tiranë dhe Barcelonë.
Shkolla e Biznesit “EADA” është e akredituar nga institutionet më prestigjioze ndërkombëtare, ndër të tjera: Instituti CFA, EQUIS – Agjencia për Akreditimin Ndërkombëtarë të Shkollave të Biznesit, AMBA – Shoqata Ndërkombëtare Profesionale e Programeve MBA si dhe renditet mjaft mirë nga raportet dhe anketat ndërkombëtare si Financial Times, The Economist, etj.  
Në kuadrin e programit të përbashkët të sipërmendur, përfaqësuesit e Shkollës së Biznesit “EADA”, përkatësisht Profesor Nigel Hayes – Drejtor i Programit Master në Financë dhe Master në Menagjim si dhe Zj. Ana Julia Muñoz Duffy – Drejtore e Asocuar e Programeve Ndërkombëtare zhvilluan një takim dy ditor, në datat 29-30 prill 2015, me Departamentin e Administrim Biznesit të cilët do të jenë përgjegjës për menaxhimin e programit në fjalë në Tiranë. Së bashku ata drejtuan një sesion informativ për personelin dhe studentët e Universitetit “Epoka” mbi mundësitë e ofruara në kuadër të programit.
Studentët të cilët do të përfundojnë më sukses programin në fjalë do të pajisen njëherësh me diplomën “Master Profesional në Administrim Biznesi” nga Universiteti “Epoka” dhe “Master Ekzekutiv në Menaxhim” nga Shkolla e Biznesit “EADA”, duke rritur ndjeshëm mundësitë e punësimit dhe aftësitë profesionale. Në përfundim të sesionit përfaqësuesit mirëpritën pyetjet e studentëve dhe personelit.
Pas prezantimit të programit, përfaqësuesit e të dy palëve zhvilluan një takim koordinues mbi zhvillimin e programit të përbashkët.
 
 
 
 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share