arrow

news

Grupi i parė i studentėve tė saporegjistruar marrin pjesė nė testin Aptis tė organizuar nga British Council dhe Universiteti Epoka

July 12th, 2014

Grupi i parė i studentėve tė saporegjistruar marrin pjesė nė testin Aptis tė organizuar nga British Council dhe Universiteti Epoka

Grupi i parė i studentėve tė saporegjistruar marrin pjesė nė testin Aptis tė organizuar nga British Council dhe Universiteti Epoka

Grupi i parë i studentëve të saporegjistruar në 11 programet akademike në Universitetin Epoka zhvilluan sot testin Aptis, një mënyrat më të reja që British Council aplikon për vlerësimin e njohurive të gjuhës angleze. Provimi Aptis organizohet nga British Council dhe Universiteti Epoka në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga të dyja palët, sipas të cilës Universiteti Epoka është bërë qendër e autorizuar regjistrimi dhe vend testimi për këtë provim dhe atë të IELTS.  Grupet e tjera të studentëve të saporegjistruar do të vijojnë të testohen në përiudhën e mëvonshme deri në fillimin e vitit të ri akademik. 

Aptis (testimi i anglishtes për për arsimin) është një nga metodat më të reja që British Council aplikon për vlerësimin e njohurive të gjuhës angleze. Ky testim është ideuar për të ndihmuar organizmat e ndryshme dhe institucionet për të identifikuar standardet e anglishtes në përzgjedhjen e stafit apo studentëve. Aptis u mundëson institucioneve akademike të përcaktojnë nivelin e njohurive të gjuhës angleze të studentëve aktualë dhe atyre të mundshëm, në mënyrën më efikase, efektive dhe të saktë tw mundshme. I zhvilluar nga ekspertët më të mirë të testimit dhe i bazuar në kërkimet më të fundit në vlerësim, aptis është metoda më e mirë për të vlerësuar njohuritë e gjuhës angleze në të shkruar, dëgjuar dhe folur.

Duke filluar nga data 1 nëntor 2013 është bërë qendër e autorizuar regjistrimi dhe vend testimi për provimin IELTS. Në këtë kontekst të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, Universiteti Epoka do të promovojë IELTS tek studentët dhe publikun e gjerë, të ofrojë informacion të nevojshëm për kandidatët e mundshëm për provimin IELTS si dhe të asistojë administrimin e këtij provimi nga stafi i British Council në Shqipëri, të kryejë regjistrimin e kandidatëve për provimin e IELTS-it si dhe të shërbejë si një vend testimi për provimin IELTS.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share