arrow

news

Gazetarja e mirėnjohur znj. Ilva Tare marr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

April 10th, 2014

Gazetarja e mirėnjohur znj. Ilva Tare marr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Gazetarja e mirėnjohur znj. Ilva Tare marr pjesė nė Forumin e Hapur me studentėt e Universitetit Epoka

Klubi Studentor për Zgjidhjen e Konflikteve me datë 8 prill 2014 organizoi një Forum të Hapur me gazetaren e mirënjohur shqiptare, znj. Ilva Tare, e cila gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Epoka ndau përvojën dhe këndvështrimin e saj për tema qe lidhen me gazetarinë politikën. Znj. Tare luan një rol aktiv në gazetarinë shqiptare dhe gjithashtu drejton programin “Tonight Ilva Tare” në kanalin televiz “Ora Neës”, një nga programet televizive më të ndjekur në Shqipëri dhe i cili është i bazuar kryesisht në aktualitetin e politikës shqiptare dhe jo vetëm si dhe tema që kanë ndikim në jetën shoqërore shqiptare.

Në Forumin e Hapur me studentët e Universitetit Epoka, znj. Tare referoi mbi temën "Gazetaria, politika dhe morali i saj". Gjatë referatës së saj, ajo tregoi në detaje përvojën e saj në vitet e para të gazetarisë, kur ajo filloi karrierën e saj në media. Gjithashtu ajo u ndal dhe në aspekte të tjera të përvojës së saj në profesionin e gazetarit, afirmimi dhe rritja e popullaritetit të saj në ekranet shqiptare dhe ndikimin që kjo pjekuri dhe famë ka patur në jetën e saj.

Ndarja e përvojave të profesionale me studentët e Universitetit Epoka, ishte një temë tepër interesante, e cila tërhoqi vëmendjen e studentëve pjesmarrës në këtë forum. Ndërkohë pjesa tjetër e Forumit vijoi në formatin pyetje-përgjigje, ku studentët morën përgjigje bindëse objective dhe të sinqerta për çështjen në interes të tyre.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share