arrow

news

Ftesė pėr Forum tė Hapur: I ftuar nderi – Prof. Dr. Muhamet Mustafa

November 13th, 2015

Ftesė pėr Forum tė Hapur: I ftuar nderi – Prof. Dr. Muhamet Mustafa

Ftesė pėr Forum tė Hapur: I ftuar nderi – Prof. Dr. Muhamet Mustafa

Universiteti Epoka fton të gjithë stafin akademik dhe studentët të marrin pjesë në Forumin e Hapur që do të mbahet nga i ftuari ynë i nderit, Prof. Dr. Muhamet Mustafa, më 16 nënton 2015, ora 11:30, në Sallën e Konferencave, Godina E.

Prof. Dr. Muhamet Mustafa është Anëtar i Kuvendit të Kosovës,  Kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, Infrastruktrën, Tregtinë dhe Industrinë. Ai është themeluesi dhe drejtuesi i Institutit Riinvest deri në tetor 2010 kur u zgjodh deputet i Kuvendit. Z. Mustafa është profesor në Kolegjin Riinvest dhe kryetar i Këshillit Akademik të këtij kolegji.

Prof. Mustafa ka publikuar 8 monografë dhe tekste universitare, mbi 30 studime në gjuhën Angleze dhe atë Shqipe, mbi 30 botime në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në kontekstin e Forumit të Hapur, Prof. Mustafa do të bëjë një prezantim rreth “Zhvillimet Aktuale Ekonomike dhe Politike në Kosovë dhe Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Gjatë vizitës së tij në Universitetin Epoka, Prof. Mustafa do të shoqërohet nga një delegacion i Kuvendit të Kosovës dhe Drejtori Ekzekuti i Institutit Riinvest, Z. Bardhyl Meta.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share