arrow

news

Forumi i karrierės- Sa e ndritur ėshtė e ardhmja juaj?

December 4th, 2015

Forumi i karrierės- Sa e ndritur ėshtė e ardhmja juaj?

Forumi i karrierės- Sa e ndritur ėshtė e ardhmja juaj?

Një tjetër aktivitet i suksesshëm i Zyrës së Planifikimit të Karrierës u mbajt sot. Në bashkëpunim me Deloitte Shqipëri dhe Kosovë u realizua për këtë vit të ri akademik Forumi i Karrierës nën moton “Një Fillim i Shkëlqyer”. Deloitte është një ndër katër kompanitë më të mëdha në botë në fushën e auditimit. Qëllimi i këtyre forumeve konsiston në informimin e studentëve mbi tregun e punës dhe kriteret e rekrutimeve. Z.Roden Pajaj, Drejtor i Burimeve Njerëzore, ndau me studentët e Universitetit Epoka eksperiencën e tyre në këtë kompani, historikun dhe sukseset e arritura ndër vite si dhe gjithashtu u ndalën mbi kriteret e punësimit pranë Deloitte.

Gjatë fjalimit të tij Z.Pajaj theksoi se çdo vit, studentët e universitetit Epoka, kanë përfituar nga programet e praktikave që ata ofrojnë dhe katër prej këtyre studentëve tashmë janë pjesë e skuadrës së Deloitte Shqipëri dhe Kosovë dhe një studente është aktualisht duke kryer praktikën me kohë të pjesshme pranë tyre. “Para pak vitesh ata ishin kolegët tuaj dhe tashmë ata janë kolegët tanë. Falë formimit të tyre arsimor edhe profesional që kanë marrë nga ky universitet, e bënë jetën e tyre profesionale më të lehtë për tu përshtatur me tregun e punës”, tha ai.
“Universiteti Epoka është një ndër universitetet më të mira në Shqipëri, ndaj është kënaqësi që të bashkëpunoj me ju, si dhe ju duhet të jeni krenar për zgjedhjen tuaj”, shtoi Z. Pajaj.

Ky ishte eventi i parë i Forumeve të Karrierës të planifikuar për këtë vit akademik.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share