arrow

news

Forum i hapur - "Trashėgimia Kulturore pa Kufij"

April 3rd, 2015

Forum i hapur -

Forum i hapur - "Trashėgimia Kulturore pa Kufij"

Më 3 prill 2015, përfaqësues të organizatës joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” – CHwb, mbajtën një forum të hapur në lidhje me çështjet e Trashëgimisë Kulturore.
Znj. Lejla Hadzic, Koordinatore Rajonale si dhe drejtuese e zyrës, prezantoi aktivitetet kryesore që organizata është marrë në vitet e fundit, të tilla si: Restaurimi i Shtëpisë Babameto në Gjirokastër, aktivitete të fëmijëve “E Ka Kush E Ka”, Hamami, Kruja, si edhe kampet rajonale të restaurimit.
Znj. Elena Mamani, Menaxhere e Projektit dhe zëvendës-drejtuese e zyrës, i paraqiti audiencës plane për ndërhyrjen emergjente në disa prej ndërtesave që janë në nevojë të menjëhershme për ndërhyrje në Gjirokastër. Gjithashtu, ajo prezantoi rezultatet e fundit të sondazhit për gjendjen e qendrës historike të Gjirokastrës dhe nivelin e rrezikut prej të cilit monumentet e vjetra janë të kërcënuara.
Nga ana tjetër, Z. Mirian Bllaci, Menaxher i Projektit, paraqiti një tjetër aspekt të trashëgimisë kulturore: diversitetin e trashëgimisë. Ndër të tjera, ai bëri një përshkrim të shembullit të ish-kampit të burgimit të Spaçit, ku ka pasur një iniciativë për organizimin funksional, mes brezave, me një grup multidisiplinar, për mbledhjen e dokumentacionit dhe analizën si dhe e sipërfaqes dhe ndërmarrjen e disa veprimeve prioritare për restaurimin dhe muzealizimin e objektit të identifikuar. 
Tre të ftuarit përshkruan disa aspekte interesante në lidhje me trashëgiminë kulturore, rëndësia e ruajtjes dhe çfarë duhet të bëhet për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore.
Pas prezantimit anëtarët e CHwB-së u takuan me dekanin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin dhe me një grup pedagogësh nga departamentet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. Në këtë takim, u diskutua për fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet CHwB-së dhe departamenteve përkatës të universitetit.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share