arrow

news

Forum i Hapur, Si mund tė luftojė rinia papunėsinė tek vetė tė rinjtė

March 29th, 2013

Forum i Hapur, Si mund tė luftojė rinia papunėsinė tek vetė tė rinjtė

Forum i Hapur, Si mund tė luftojė rinia papunėsinė tek vetė tė rinjtė

 

Përfaqësuesit e klubit “Women’s Leadership”, nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, pjesëmarrës në ne konkursin “Zbulot të Nesërmen, Ndiko tek e Sotmja”; Stifat e të ardhmes, organizuan më 28 Mars 2013 forumin e hapur me temë “Si mund të luftojë rinia papunësinë tek vete të rinjtë”. Forumi nisi me një informacion të shkurtër mbi konkursin “Sfitat e të ardhmes online” dhe më pas vijoi me prezantimin e projekteve nga të dy grupet pjesëmarrëse.

Grupi i parë përbëhej nga znj. Elena Pici, znj. Jona Hoxhaj dhe znj. Haris Krasniqi ndërsa grupi i dytë përfaqësohej nga znj. Mimi Hoxha, me mentore lektoren e Departamentit të Bankë-Financës znj. Eglantina Hysa. Grupi i studëntëve të Universitetit Epoka në këtë konkurs u përfaqësuan me temën: Bëjeni të funksionojë! Fokusi i të cili ishte ofrimi i një zgjidhjeje se si të rinjtë mund të luftojnë papunësinë në rradhët e tyre, duke patur parasysh faktin se në 10 vitet e ardhshme pritet që rreth 1 miliardë të rinj të mbeten pa punë.

Zgjedhja e grupit të parë ishte “Aktivizo punësimin” ku konsistoi në tri zgjidhje kryesore: Risitë e punësimit (trajnimin e të rinjve sipërmarrës), konsulencë karriere (organizimin konsulence për karrierë) dhe arsim profesional (promovimin e avantazheve të arsimit professional, ndarjen e punës dhe specializimin). Ndërkohë zgjedhja e grupit të dytë, Mimi Hoxha ishte “Rrjetëzimi për të shërbyer në nivel lokal, duke fituar shikueshmëri konkuruese dhe punësim” e cila konsiston në zgjidhjen e papunësisë në Shqipëri për 13 % të popullsisë, të cilët janë regjistruar të papunë dhe të rinjve që po hynë në tregun e punës.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Prof. Dr. Gungor Turan, Shefi i Departamentit të Financë dhe Bankë, Assist. Prof. Dr Urmat Ryskulov dhe Shefi i Departamentit të Administrim Biznesit, Assist.Prof.Dr Mustafa Uç morën pjesë në Open Forum dhe në fund shpërdanë certifikata për studentët pjesëmarrëse në këtë konkurs.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share