arrow

news

Forum i Hapur; Si duhet tė interpretohen dhe aplikohen standartet e Drejtave tė Njeriut

March 25th, 2014

Forum i Hapur; Si duhet tė interpretohen dhe aplikohen standartet e Drejtave tė Njeriut

Forum i Hapur; Si duhet tė interpretohen dhe aplikohen standartet e Drejtave tė Njeriut

Klubet studentore të Politikës dhe diplomacisë, ai për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Klubi i Marrëdhënieve Ndërkombëtar me datë 25 mars 2014 organizuan një forum të hapur me temë “Si duhet të interpretohen dhe aplikohen standartet e të Drejtave të Njeriut”, ku referues kryesor të këtij forumi ishin znj. Martha Spurier dhe z. Jonathan Cooper njohës shumë të mirë dhe referues më në zë të të Drejtave të Njeriut në Britaninë e Madhe. Forumi tërhoqi vëmendjen e  studentëve dhe drejtuesve kryesorë të Universitetit Epoka.

Dy të pranishmit në referimin e tyre bënë një prezantim rreth të të Drejtave të Njeriut, ku z. Jonathan Cooper në fjalën e tij bëri një hyrje se “çfarë janë të Drejtat e Njeriut”?, duke vënë theksin në tre elementët më kryesor të kësaj çështjeje; dinjitetit, përgjegjësia dhe siguria. Sipas tij, këto tre element janë universalë, të garantuara dhe të siguruara dhe pa këto tre principe të drejtat e njeriut nuk do të mund të egzistonin. Ai gjithashtu bëri një paraqitje të shkurtër të çështjes në fjalë duke u ndalur në mënyrë të veçantë në periudhën e Luftës së Parë dhe të Dytë botërore dhe periudhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjet e vazhdueshme për konsolidimin e të të Drejtave të Njeriut në të katër anët e gobit. Sipas tij një hap i rëndësishëm në garantimin e të drejtave të njeriut përbën miratimi i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara më 1948. Në vijim të referatës së tij ai u ndal dhe në rastin e Shqipërisë, e cila sipas tij pas rrëzimit të regjimit komunist u bë pjesë e të gjithave konventave të të drejtave të njeriut.

Një temë tjetër e rëndësishëm e cekur prej tij ishte dhe kriza më e fundit në Krime, të cilën ai e konsideruar si një proces vetvendosjeje, dhe që sipas tij përbën një nga principet kryesore të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Një pikë tjetër e referatës së tij ishte dhe paraqitja e statistikave më të fundit për vendet që rezultojnë si shkelësit kryesor të të Drejtave të njeriut. Përqindja më e madhe e shkeljeve sipas tij rezulton në Rusia, Italia, Britaninë e Madhe, dhe Turqia.

Ndërkohë znj. Martha Spurrier në referatën e saj preku një ndër fenomenet më kryesorë që shoqëria Shqiptare ka hasur gjatë viteve të tranzicionit, duke vënë theksin në diskriminimin e grave. Sipas saj shqipëtarët duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur dhe t’i japin një status më të lartë gruas shqiptare në shoqëri. Gjithashtu ajo u ndal dhe tek çështjet e Kujdesit Shëndetësor dhe e drejta e famljes për të qënë bashkë. Imigrimi është shumë i pranishëm në Shqipëri dhe sjellja bashkë e familjeve është shumë e rëndësishme.

Në fund të dy referuesit bashkëbiseduan me studentët e pranishëm dhe diskutimi kaloi në formatin pyetje-përgjigje.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share