arrow

news

Forum i Hapur, Nurie Neranxi: Kurrė nuk kam ėndėrruar pėr suksesin, kam punuar pėr tė

April 16th, 2013

Forum i Hapur, Nurie Neranxi: Kurrė nuk kam ėndėrruar pėr suksesin, kam punuar pėr tė

Forum i Hapur, Nurie Neranxi: Kurrė nuk kam ėndėrruar pėr suksesin, kam punuar pėr tė

 

Presidentja e kompanisë "Neranxi", znj. Nurie Neranxi, më 15 Prill 2013 zhvilloi një forum të hapur me studentët e Universitetit Epoka, me të cilët diskutoi rreth suskseseve dhe përvojës së saj. Forumi u organizuar nga Women’s Leadership.

Presidentja e kompanisë më të madhe të importimit të lëndëve të para për pasticeri, gelateri, prodhime brumi, erëza dhe fruta të thata, e cila ka një rrjet të gjerë të magazinave dhe dyqaneve që garantojnë shpërndarjen e produkteve në Tiranë dhe shumë rrethe, rrëfeu përvojën e saj dhe prezantoi para studentëve biznesin e saj. Kompania "Neranxi” ka një partneritet të gjerë më kompani të njëjta në të vende të ndryshme të botës. Temë e diskutimit të znj. Neranxi me studentët e Universitetit Epoka ishte e fokusuar në tek suksesi dhe me titull "kurrë nuk ëndërruar për suksesin, kam punuar për të!".

Znj. Neranxi u tregua e hapur për të bashkëpunuar me studentët e Universitetit Epoka dhe u ofroi atyre mundësi për të kryer stazhin veror pranë kompanisë së drejtuar prej saj. Në fund të diskutimit studentët patën mundësinë të pyesin dhe diskutojnë me znj. Neranxi rreth aktivitetit dhe performancës së kompanisë.

Zëvendësdekania e studentëve, znj. Jale Asan, e pranishme në këtë forum të hapur nderoi me çmim znj. Neranxi për përpjekjet e saj të admirueshme, si një grua në explorim të tregut dhe ndërtimit të shtyllave të forta të një biznes të suksesshëm.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share