arrow

news

Forum i Hapur mbi sistemin zgjedhor amerikan

November 1st, 2016

Forum i Hapur mbi sistemin zgjedhor amerikan

Forum i Hapur mbi sistemin zgjedhor amerikan

Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Epoka organizoi ditën e hënë, më 31 tetor një forum të hapur me ekonomistin Shqiptaro-Amerikan Dr. Ernest Nasto. Tematika e forumit ishte “Sistemi Amerikan i Zgjedhjeve”  me fokus të veçantë mbi  sistemin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.  Ky forum u mbajt vetëm disa ditë para se qytetarët amerikanë të votojnë për Presidentin e tyre të ri, zgjedhja e të cilit sjell implikime në politikën ndërkombëtare, një çështje që përbën interes për komunitetin e studentëve dhe ekspertët e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.  Dr. Nasto shumë qartë përmendi një numër sfidash që lidhen me zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe se çfarë do të thonë këto sfida për demokracinë Amerikane. Prezantimi më pas vijoi me një seancë pyetjesh, përgjigjesh dhe shkëmbim mendimesh me Dr. Nasto mbi rregullat dhe sfidat e sistemit elektoral të Shteteve të Bashkuara.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share