arrow

news

Forum i Hapur, Kryetari i Parlamentit tė kosovės, z. Jakup Krasniqi bashkėbisedim me studentėt e Epokės

March 23rd, 2013

Forum i Hapur,  Kryetari i Parlamentit tė kosovės,  z. Jakup Krasniqi bashkėbisedim me studentėt e Epokės

Forum i Hapur, Kryetari i Parlamentit tė kosovės, z. Jakup Krasniqi bashkėbisedim me studentėt e Epokės

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi me datë 21 Mars 2013 zhvilloi një Forumi të Hapur me studentët e Universitetit Epoka me të cilët diskutoi rreth “Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Ndërtimit të Shtetit të Kosovës”. Gjatë vizitës në ambientet e universitetit ai u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altin, i cili e falenderoi atë që pranoi ftesën për të diskutuar me studentët e Universitetit Epoka si dhe e njohu me arritjet dhe sukseset e universitetit gjatë këtyre viteve.

Në referimin e tij, z. Krasniqi njohu studentët me momentet kryesore të përpjekjes së shqiptarëve të Kosovës në rrugën e tyre të shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të Kosovës. Duke iu referuar historisë mbi 100- vjeçare, z. Krasniqi tha se Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913 është goditja më e rëndë për shqiptarët e Kosovës. Duke iu refereferuar fjalëve të Sir Edëard Grey, z. Krasniqi tha se vetë ai nuk ishte i bindur se përfundimet e kësaj konference do të vendosnin paqen në Ballkan dhe Europë. Në referimin e tij z. Krasniqi bëri një përmbledhje të rrugëtimit të shqiptarëve të Kosovës në përpjekjet për pavarësi dhe ndërtimin e shtetit. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve dhe luftës së vazhdueshme të strukturave serbe në Kosovë, përfshirë dhe përpjekjet për shuarjen e UÇK-së, në asnjë rast këta të fundit nuk ia kanë arritur që të shuajnë luftën dhe përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi.

Në pjesën e dytë të referimit të tij, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, u ndal në përpjekjet shtetformuese të institucioneve dhe njohjen ndwrkombwtare tw Pavarësisë. Duke u ndalur tek bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, z. Krasniqi tha se fakti se këto bisedime po zhvillohen mes kryeministrave tw Kosovës dhe Serbisë, janë një dëshmi e faktit se këto bisedime në rradhë të parë janë politike, ndonëse jo të barabarta. “Bisedimet mos Kosovës dhe Serbisë janë një obligim për ndryshimin e raporteve mes dy vendeve. Kosova është e interesuar që të ndryshojnë raportet me Serbinë por dhe vendet e tjera të ballkanit”, u shpreh z. Krasniqi, ndërsa shtoi se pa një balancë mes katër shtyllave kryesore, shqiptarëve, serbëve, bullgarëve dhe grekëve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.

Ndërkohë i pyetur nëse do të ishte e udhës që Kosova të përdorte kartën e bashkimit kombëtar si ‘monedhë pazari’ në negociatat me Serbinë dhe bashkimin europian, si balancim i përdorimit që kjo e fundit po i bën përdorimit të çështjes së Kosovës në negociatat me Bashkimin Europian, z. Krasniqi iu përgjigj duke thënë se raportet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar dhe BE-në dhe raportet e Serbisë me komunitetin ndërkombëtar dhe BE-në nuk janë dhe nuk duhet parë si të njëjta. Sipas tij një kartë e tillë është e pamundur të përdoret nga Kosova. “Ne kemi arritur të formojmë shtetin në shekullin e 21, ndërsa ato në fillim të shekullit të 19. Kriteret janë të tjera në rastin tonë dhe këtu kam parasysh që këto kritere janë një pengesë në përpjekjet për formimin e shtetit të Kosovës. Pozicionet nuk janë të barabarta. Kosova është në një pozicion më të dobët. Sigurisht që ne kemi qenë konsistent në marrëdhëniet tona me komunitetin ndërkombëtar dhe kemi pranuar Marrëveshjen e Ahtisarit. Por duhet theksuar fakti se vetoja e Rusisë na ka vënë në një pozitë të vështirë”, u shpreh ai. Ai vijoi më tej duke thënë se në negociatat me Serbinë pala kosovare mund të kishte përdorur kartën e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. “mendoj se nuk kemi arritur ta shfrytëzojmë këtë kartë për shkak se pozicionet tona nuk janë të njëjta. Ndyshe është prezenca e Serbisë në veriun e Mitrovicës dhe ndryshe prezenca jonë në këto krahina”, u shpreh z. Krasniqi. Duke u ndalur tek çështja e respektimit të të drejtave të minoriteteve, z. Krasniqi tha se minoriteti serb që jeton në Kosovë, rezulton të jetë më i respektuari krahasuar dhe me minoritet e tjera në vende të ndryshme të europës.

Ndërkaq i pyetur rreth vendimit të Ministrisë së Arsimit në Kosovë për të mos njohur diplomat e universiteteve private shqiptare, z. Krasniqi tha se ndonëse nuk është në dijeni të arsyeve të këtij vendimi, nuk e mbështet një të tillë vendim. “Personalisht jam kundër këtij vendimi. Personalisht mbroj tezën e bashkimin e tregut kombëtar dhe kur them këtë kam parasysh dhe një bashkim jo vetëm të teksit të Abetares, pasi abetarja në një farë mënyrë është e përbashkët, por dhe aspekte të tjera. Të gjithë i kemi mësuar dhe imësojmë njëlloj 36 gërmat e alfabetit. Por arsimi shqiptar duhet të jetë i unifikuar në të gjithë hapësirën shqiptare dhe më këtë kam parasysh dhe njohjen e përbashkët të diplomave”, u shpreh Kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi.

Në përfundim të diskutimit të studentët e Universitetit Epoka, z. Krasniqi nënvizoi faktin se rruga e integrimit është një domosdoshmëri për shqiptarë. “Shqiptarët nuk humbin aspak nuk rruga e integrimeve. Humbja për shqiptarët mund të vijë nëse heqin dorë nga integrimi”, përfundoi z. Krasniqi.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share