arrow

news

Forum i Hapur: E ardhmja e studentėve nė tregun e punės nė kėndvėshtrimin e Drejtorit tė Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu

May 18th, 2013

Forum i Hapur: E ardhmja e studentėve nė tregun e punės nė kėndvėshtrimin e Drejtorit tė Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu

Forum i Hapur: E ardhmja e studentėve nė tregun e punės nė kėndvėshtrimin e Drejtorit tė Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu ishte i ftuari i rradhës në bashkëbisedimin e rradhës me studentët e Universitetit Epoka. Gjatë Forumit të hapur me temë “E ardhmja juaj në tregun e punës”, Dr. Klodian Allajbeu u ndal në avantazhet dhe dizavantazhet që paraqet tregu i punës në Shqipëri, duke vënë theksin në rëndësinë e rritjes së investimit që vetë të rinjtë duhet t’i kushtojnë përgatitjes personale dhe profesionale. Sipas tij, Shqipëria paraqet disa avantazhe, të cilat një pjesë e mirë e vendeve të tjera të rajonit apo dhe europës nuk i kanë. “Shqipëria paraqet një sërë avantazhes sa i përket tregut të punës, por njëkohësisht dhe dizavantazhe. Avantazhi kryesor përgjithësisht lidhet me faktin se mosha mesatare e aftë për punë është shumë e re, e cila nuk ekziston në vendet e tjera. Po ndërsa kjo paraqet diçka pozitive për studentët e sapodiplomuar, përbën një problem në vetë sa i përket ekspertizës së tregut. Ndaj të gjitha të dhënat tregojnë se duhet të ketë më shumë investim sa i përket përgatitjes personale dhe profesionale, duke filluar që në auditore”, u shpreh Dr. Allajbeu.

Duke iu referuar sfidave kryesore me të cilat përballet tregu i punës, ai tha se përveç konkurencës në rritje të tregut të punës, konkurencës mes të diplomuarve për një vend të mirë pune, një nga sfidat kryesore është dhe konkurenca me teknologjinë. “Jetojmë në një periudhë ku teknologjia është shndërruar në një prej faktorëve vendimtarë të jetës së gjithsecilit prej nesh dhe jo vetëm. Tashmë tregu po zhvillohet me hapa galopantë dhe teknologjia po ecën përtej kufijve të imagjinatës”, u shpreh ai.

Ndonëse në Shqipëri niveli i tregut të punës është disi mbrapa krahasuar dhe me vendet e tjera të rajonit, Dr. Allajbeu nënvizoi faktin se maksimimu pas katër ose pesë vitesh diferencat do të jenë eleminuar dhe kërkesat nuk do të jenë të ndryshme me ato të tregjeve të tjera të punësimit. “Mbetem i mendimit se studentët, duhet të vazhdojnë të investojnë seriozisht për karrierën e tyre jo vetëm në auditore, por dhe jashtë tyre, duke qenë në kontakt me zhvillimet teknologjike. Gjithçka nis nga projektet tuaja për të ardhmen dhe objektivat tuaja duhet të jenë në raport të drejtë me sfidat dhe në përshtatje me zhvillimet e teknologjisë”, vijoi më tej Dr. Allajbeu.

Ai gjithashtu u ndal dhe në aspekte që lidhen me problematikat kryesore. Sipas tij aktualisht në Shqipëri një sërë sektorësh paraqesin një sërë paqartësish, ku shumë gjëra në realitet janë sipërfaqësore dhe korrekte profesionalisht, çka favorizon ata të cilët rrezikojnë më shumë dhe që profesionalisht nuk kanë çfarë të humbasin. Megjithatë ai nënvizoi faktin se gjërat po ndryshojnë me hapa shumë të shpejtë dhe janë të mbështetura në burime njerëzore të mirëpërgatitur. “Nisur nga eksperienca ime, por jo vetëm, jam i bindur se suksesi është i lidhur me investimi që gjithësecili bën tek vetja e tij”, u shpreh ai.

Në fund të bashkëbisedimit, Dr. Klodian Allajbeu iu përgjigj dhe pyetjeve të studentëve, kryesisht rreth detajeve dhe kërkesave kryesore që kanë punëdhënësit ndaj studentëve të sapodiplomuar dhe i falenderoi studentët dhe drejtuesit e universitetit për ftesën. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share