arrow

news

Forum i hapur: Clirimi i Shqipėrisė dhe vlerat historike tė kombit Shqiptar

December 1st, 2014

Forum i hapur: Clirimi i Shqipėrisė dhe vlerat historike tė kombit Shqiptar

Forum i hapur: Clirimi i Shqipėrisė dhe vlerat historike tė kombit Shqiptar

Me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të 70 vjetorit të çlirimit u organizua një forum i hapur me temën: Pavarësia e Shqipërisë dhe vlerat historike të kombit Shqiptar. E ftuara e nderit ishte historiania e njohur Prof. Dr. Valentina Duka.
Në diskutimin e saj Prof. Dr. Duka, foli për dinamikën e rilindjes kombëtare Shqiptare deri në aktin e pavarësisë së vendit, gjithashtu rrugëtimin e ndjekur nga Ismail Qemali nga Stambolli në Bukuresht, Budapest dhe mbështetjen e marrë nga Austro-Hungaria. Sipas Prof. Dr. Dukës, Ismail Qemali nuk gëzoi mbështetjen e fuqive të mëdha por as atë të politikës shqiptare. Kjo çoi më pas në dorëheqen e tij pas mbërritjes së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri.
Në lidhje me Ditën e Çlirimit, Znj. Duka theksoi se në mbarë botën data e çlirimit të kryeqytetit merret si data e çlirimit të vendit. Kështu për Shqipërine do të ishte më e përshtatshme data 17 Nëntor. Megjithatë data është simbolike, dhe ka qënë subjekt i vendimit politik. Duke patur parasysh që më shumë se 30 vjet shqiptarët e festuan 28 nëntorin si dite te pavarësisë, kjo ishte pak e vështirë të pranohej si dita e çlirimit, dhe do ti ulte vlerat Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, dhe për këtë arsye udhëheqja komuniste vendosi ta shtyjë festën e çlirimit në 29 Nëntor. Në këtë mënyrë do ti jepnin kësaj ditë një rëndësi të vecante. Kjo datë është duke u festuar dhe në ditët tona pavarësisht ndërhyrjeve të politikës.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share