arrow

news

Forum Hapur, shkėmbim eksperiencė pėr “Model Economic Forum”

March 15th, 2013

Forum Hapur, shkėmbim eksperiencė pėr “Model Economic Forum”

Forum Hapur, shkėmbim eksperiencė pėr “Model Economic Forum”

Pjesëtarë të stafit dhe studentë të Departamenteve Financë Bankë dhe Administrim Biznes në niversitetin Epoka, të cilë morën pjesë në “Model Economic Forum” të organizuar në Stamboll, në bashkëpunim me Klubin e Sipërmarrësve organizuan më 13 Mars 2013, një Forum të hapur me temë “Forumi Rinor; shkëmbejmë eksperiencën tonë të pjesmarrjes në Model Economic Forum”. Në fillim të këtij forumi, të pranishmit u informuan rreth “Model Economic Forum” dhe më pas aktiviteti vijoi me shkëmbimin e përvojës personale të secilit prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Rektori i universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, Dekani i Fakulteti të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, Prof. Dr. Güngör Turan dhe Shefi i Departamenti të Financë Bankë, Assist. Prof. Dr. Urmat Ryskulov, të cilët vlerësuan me certifikatë të gjithë pjesmarrësit në “Model Economic Forum”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vlerësoi rëndësinë e pjesmarrjes të studentëve në të tilla aktivitete ndërkombëtare. "Universiteti Epoka është një nga universitetet më të mira në Shqipëri dhe tepër i njohur në Turqi. Ndihemi krenar që kemi fatin të punojmë me nxënësit më të mirë në secilin prej programeve akademike të ofruara nga universiteti ynë. Kjo ishte thjesht një aktivitet në të cilin ne do të vlerësojmë kontributin tuaj përmes dhuratave dhe çmimeve modeste. Mendoj se këto çmime nuk janë dhe aq të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ajo që ka më shumë rëndësi për ju, është pikërisht një e ardhme e sukseshme. Jam i bindur dhe besoj se do të jeni të suksesshëm në të ardhmen tuaj dhe ne do të vazhdojmë t’ju inkurajojmë dhe mbështesim studentët tanë që të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë universitetin Epoka në të tilla aktivitete dhe forume ndërkombëtare”, u shpreh Prof. Dr. Remzi Altın.

Model Economic Forum është platformë e studentëve të rinj, e cila përfshin studentë të diplomuar nga e gjithë bota, të cilët mblidhen sëbashku dhe thonë fjalën e tyre në lidhje me çështjet e brezit të tyre. Kjo është e parë e orientuar në çështje të karakterit universal dhe rinor.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share