arrow

news

Firmosja e Memorandumit tė Bashkėpunimit me EADA Business School

November 13th, 2014

Firmosja e Memorandumit tė Bashkėpunimit me EADA Business School

Firmosja e Memorandumit tė Bashkėpunimit me EADA Business School

Prof. Dr. Güngör Turan, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, vizitoi EADA Business School, me datë 31 Tetor 2014. Gjatë vizitës së tij, Profesor G. Turan u shoqërua nga z. Assist. Prof. Dr. Mustafa Uc, Shefi i Departamentit të Administrim Biznesit dhe Assist. Prof. Dr. Urmat Ryskulov, Shefi i Departamentit të Bankë Financës.

Gjatë takimit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet palëve:

Master Ekzekutiv në Edukim: Ky master u jep mundesi studentëve të trajnohen dhe arsimohen në një shkallë më të avancuar në kuadër të programit të ofruar nga EADA. Programi i ngjashëm është i përshtatshem për tu kryer në Universitetin Epoka, Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, i cili mund të mbulojë kursin e zakonshëm të kurrikulave, ndërsa disa kurse do të jenë nga EADA. Studentët janë subjekt për të marrë dy module prane Shkollës EADA, 36 orë çdo modul. Një prej moduleve do të jepet nga stafi EADA në ambjentet e kampusit ë Epokës, ndërsa moduli i dytë do të jepet në Barcelone ne ambjentet e EADA. Në fund të këtij programi PM studentët do të jenë në gjendje të kenë diplomë si nga Epoka dhe nga EADA.

EPASS, është akreditim dhënë për disiplinat e veçanta të cilat zgjasin tre deri ne pese vjet. Në këtë panel Dekani i Asociuar Jordi Diaz dhe Drejtori i Asociuar i Programeve Nderkombetare  A. Munoz ishin te pranishëm së bashku me përfaqësuesit e fakultetit. Në panel u diskutua nese departamentet e FEAS jane te gatshëm për të marrë akreditimin EPASS. Gjatë panelit u zhvillua analiza SWOT e departamenteve tona. Në këtë drejtim, Dekani i Asociuar, Jordi Diaz do të ndihmojë Fakultetin për të forcuar pikat e dobëta të departamenteve.

Konferenca: të dyja palët janë të hapura për të bashkëpunuar përmes nje Konference. Konferenca do të organizohet nga fakulteti, Universiteti EPOKA ndërsa Shkolla e Biznesit EADA do të ndihmojë në shqyrtimin e punimeve shkencore, komiteti shkencor dhe në publikimin e punimeve shkencore në revista të indeksuara.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share